×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bosnja në vështirësi përballë fluksit të madh të emigrantëve

Tuesday, 15 May 2018 16:41

Bosnje-Hercegovina po përballet me vështirësi për shkak të fluksit, prej mijëra emigrantësh e refugjatësh, shumë prej të cilëve flenë nëpër parqe në kryeqytetin e vendit e qytete të tjera, ndërsa kërkojnë të kalojnë në Evropën Perëndimore. Rreth 4 mijë persona nga Siria, Iraku, Turqia, Algjeria dhe Afganistani kanë hyrë këtë vit në Bosnje, krahasuar me 755 vetë në vitin 2017. Prej disa muajsh, si pasojë e kontrolleve të rrepta kufitare mes Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë, kontrabandistët kanë krijuar një rrugë të re për kalimin e emigrantëve, që nis nga Greqia kalon nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, për në Kroaci dhe Evropën Perëndimore.

Omari nga Iraku, i cili nuk pranoi ta thotë mbiemrin e tij, ka ardhur në Bosnje me vëllain e tij të vogël, pasi qëndroi dy vjet në Greqi. Ai thotë se autoritetet kroate e kanë kthyer gjashtë herë, ndërsa përpiqej të shkonte në Gjermani.

"Edhe një herë ndodhem në Bosnjë. Provova gjashtë herë për të shkuar në Kroaci dhe do vazhdoj ta bëj sepse duhet të shkoj në Gjermani, kam gjithçka atje, në Gjermani".

Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë të tjerëve, që qëndrojnë në një ndërtesë të vjetër e të zbrazët në Bihac, pranë kufirit kroat. Siç thotë Asif Mahmoud një emigrant pakistanez, një pjesë e emigrantëve rrinë jashtë në parqet e Sarajevës, ndërsa të tjerë në pyjet që rrethojnë kryeqytetin boshnjak. "Është shumë e vështirë, shumë e vështirë, sepse kemi ardhur më së shumti në këmbë, dhe po flenë në pyll, pa batanije, pa jastëk".

Dje anëtarë të kabinetit qeveritar premtuan se do t’i transferojnë emigrantët në streha, por paralajmëruan se Bosnja mund të detyrohet të mbyllë kufijtë nëse emigrantët nuk mund të vazhdojnë udhëtimet e tyre drejt vendeve të tjera të BE-së.

Koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Peter Van Der Auweraert, thotë se egziston rreziku "i një krize të vogël humanitare" nëse nuk do të ketë shtim të mundësive për qëndra zyrtare strehimi, ku të ofrohet ndihmë shëndetsore dhe ushqim për emigrantët.

Më shumë se një milion emigrantë kanë mbrritur në Evropë në 2015. E ashtuquajtura rruga e Ballkanit drejt Evropës Perëndimore nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll në vitin 2016, kur Turqia ra dakord të ndalë rrjedhën e emigrantëve në këmbim të ndihmës nga BE-ja dhe premtimit për lëvizje pa viza të qytetarëve turq.

Por që nga vjeshta, si pasojë e kontrolleve të rrepta kufitare mes Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë, kontrabandistët kanë krijuar një rrugë të re që nis nga Greqia kalon nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, për në Kroaci dhe Evropën Perëndimore. Emigrantët e bllokuar në Serbi që nga viti 2016 po kalojnë gjithashtu në masë drejt Bosnjës dhe shumë iranianë po përfitojnë nga regjimi i lëvizjes pa viza i vendosur vitin e kaluar mes Serbisë dhe Iranit.

Autoritetet në Sarajevë dhe në qytetin veriperëndimor të Bihacit kërkuan ndihmë nga qeveria qendrore. Ata janë të shqetësuar për rreziqet shëndetësore për shkak të motit të ngrohtë dhe përkeqësimit të kushteve të higjienës publike. Të dy qytetet janë gjithashtu destinacione turistike.

Organizatat joqeveritare dhe banorët, disa prej të cilëve kanë marrë statusin e refugjatit gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, i kanë ndihmuar emigrantët për muaj të tërë, por tashmë thonë se nuk mund ta përballojnë më situatën. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...