Pas thirrjes së bërë nga Presidenti Donald Trump, Teksas po vendos trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën. 250 persona do të patrullojnë zonën brenda 72 orëve të ardhshme.
Edhe Shteti i Arizonës ka planifikuar të vendosë 150 trupa atje javën e ardhshme.
Presidenti Trump tha se ai dëshironte të dërgonte 4 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën derisa të ndërtohet muri i propozuar prej tij.
Shteteve si Nju Meksiko dhe Kalifornia iu është kërkuar të ndërmarrin të njëjtin veprim si Teksasi dhe Arizona.