×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidenti mban në ankth qeverinë e re italiane, nuk hedh firmën

Tuesday, 22 May 2018 17:19

Presidenti italian Sergio Mattarella nuk do të hedhë firmën për të mandatua para të mërkurës qeverinë e re. Ai po shqyrton kandidaturat për ministra dhe programin qeverisës, pas shqetësimit të shprehur nga partnerët europianë.

E teksa presidenti mendohet, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn i bëri thirrje atij të mos e mandatojë qeverinë populiste, për të mos dëmtuar arritjet e deritanishme të Italisë në betejën kundër krizës financiare.

Brukseli është i shqetësuar se premtimet për ulje taksash dhe ndihmat financiare për të varfërit që do të miratojë qeveria e re, do të thellojnë defiçitin buxhetor, duke rikthyer rrezikun e një krize të re në Eurozonë.

I propozuar për kryeministër në Itali është Giuseppe Conte, me profesion avokat. 

Login to post comments