Me një krevat mbretëror, me perde të mëndafshta dhe me një banjo të veshur në ar, ky është jahti i prodhuar për ish-diktatorin irakian, Saddam Hussein.
Pavarësisht se jahti u ndërtua për të në vitin 1981, diktatori nuk hipi asnjëherë brenda tij.
Jahti quhet “Puhia e Basrës” dhe është i gjatë 82 metra.
Për momentin do të kthehet në një hotel për pilotët që stërviten në Basra.
Jahti është pjesë e pasurive që iu sekuestruan diktatorit pas rrëzimit në vitin 2003.
Qeveria e nxori në shitje jahtin për 30 milionë dollarë, por nuk u ofrua asnjë blerës./Daily Mail/