Në fushatën e bërë kundër turizmit në disa vende europiane, Rusia ka futur edhe Shqipërinë. Në një artikull botuar në “Tourdom.ru”, u është bërë thirrje zyrtarëve rusë ta heqin nga mendja se pushimet mund t’i kalojë në Mal të Zi, Shqipëri, Zvicër, Francë, Gjermani, Britani etj.
Kjo për arsyen se edhe Shqipëria ishte pjesë e vendeve që iu kundërvunë Rusisë, pas kërkesës së bërë nga Anglia me largimin e diplomatëve të saj.
Kreu i shoqatës së sipërmarrësve, Rahman Yansukov tha: “Zyrtarët tanë tashmë planifikojnë një pushim veror, duke përfshirë edhe jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vende që vendosin sanksione kundër Rusisë,- tha Yansukov.
Ne shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia”.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës, zyrtarët duhet të shkarkohen për shkelje të normës së propozuar.
Në të njëjtën kohë, mundësia e miratimit të amendamenteve të tilla në nivel legjislativ është minimal.
Siç vërehet nga avokatët, një ndalim i tillë është në kundërshtim me nenin e “Kushtetutës RF” për lirinë e lëvizjes.