Dasma mbretërore i solli 1.2 miliardë paund ekonomisë britanike

Diel, 27 May 2018 15:01

Bilaci i dasmës mbretërore bërë një javë pas ceremonisë ka rezultuar më pozitiv nga sa ishte parashikuar.

Në Britaninë e Madhe ekziston konsensusi mbi faktin që dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle, të shtunën e kaluar më 19 maj në “Windsor”, ka qenë një sukses i vërtetë nga të gjitha këndvështrimet: çifti, familja mbretërore, mediat, e mbi të gjitha ekonomia.

Ekonomia britanike, do të fitojë jo pak, por 1.2 miliardë stërlina këtë vit, sipas “Brand Finance”, që është marrë me parashikimet para dasmës dhe me përllogaritjet pas saj.

Edhe violinçelisti dhe këngëtarët e korit kanë marrë të ardhura rekord pas dasmës. 19-vjeçari Sheku Kanneh-Mason, i zgjedhur personalisht nga princi Harry, pasi luajti në kishën e Shën Xhorxhit, para Mbretëreshës dhe të ftuarve, ka njohur një ngjitje në klasifikim.

Albumi i tij është i pari në zhanrin e muzikës klasike për vitin 2018. Muzika e tij ka lënë pas edhe rekordin e Julian Lloyd Webber, në vitin 1990.

Edhe predikuesi amerikan, Majkëll Kërri, që mori fjalën para një audience planetare në dasmën mbretërore, tani është një yll mediatik.

Nga llogaritjet rezulton se “Windsor” ka fituar në total 1.5 milionë stërlina më shumë, falë “Po”-së mbretërore.

Dasma do të lërë pas, për sa u takon fitimeve, edhe atë të William dhe Kate Middleton. Kjo, vetëm për faktin se Princi William, që është trashëgimtar i fronit pas Princit Charles, për dasmën e tyre në vitin 2011 u dha një ditë pushim dhe rezultati ishte 1.5 miliardë stërlina prodhim më pak për ekonominë britanike.

Për të gjithë ata që mendojnë se dasmat mbretërore i sjellin humbje dhe jo fitim ekonomisë britanike, kujtojnë pikërisht rastin e dasmës së William dhe Kate.

Megjithatë, edhe në vitin 2011, humbja u kompensua nga biznesi që shoqëroi shfaqjen. Por, këtë radhë, dasma mbretërore u mbajt të shtunën dhe nuk pati nevojë të humbeshin miliarda stërlina prodhim. Prandaj, kjo e bën më të dukshëm rezultatin pozitiv në fund të llogarive.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 10:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...