Greqi, paralajmërohen manifestime të tjera për emrin e Maqedonisë

Diel, 27 May 2018 15:44

Negociatat Athinë – Shkup do të vazhdojnë të hënën në Bruksel, midis dy ministrave të jashtëm, Kotzias e Dimitrov. Por gjasat për arritjen e një marrëveshjeje thuajse nuk ekzistojnë.

Të dy palët këmbëngulin në qëndrimet respektive, që i shprehën edhe gjatë bisedimeve të Nju Jorkut, fundjavën e kaluar.

Pas dështimit të radhës, sipas analistëve grekë, janë tre emrat që kanë mbetur mbi tavolinë. Nova, Gorna dhe Severna Maqedonia, gjegjësisht “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia veriore”.

Athina, që ka refuzuar propozimin për Republika e Maqedonisë së Ilindenit dhe “Republika e Maqedonisë (Shkup)”, do të preferonte që emri i shtetit të shoqërohej nga mbiemri e Epërme ose veriore.

Por Shkupi, refuzon gjithë formulat e tjera dhe pranon si zgjidhje vetëm referimin ndaj Ilindenit; qëndrim që e përsëriti edhe në bisedimet e Nju Jorkut.

Ndërsa në dy kryeqytetet po bëhet një presion i madh, sidomos nga Uashingtoni dhe Berlini, Athinës i duhet të përballet edhe me reagimet e brendshme.

Pasditen e 6 qershorit do të rinisin edhe manifestimet kundër përdorimit të emrit “Maqedoni” nga fqinji verior.

Krahas Athinës dhe Selanikut, manifestimet do të zhvillohen në orën 19,30 edhe në qytete të tjerë të vendit.

Një komision që ka shpallur si mision “ruajtjen e identitetit grek të Maqedonisë”, thotë se manifestimet bëhen që t’u tregohet politikanëve vendas që “populli i ka marrë vendimet e veta lidhur me emrin e Maqedonisë dhe kërkon që këto vendime të zbatohen”.

Komisioni thekson që i bën të qartë qeverisë Tsipras se “asnjë emër që do të përfshijë fjalën Maqedoni nuk duhet të pranohet nga pala greke”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...