×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

BE-ja u shpall luftë mbetjeve plastike

Hënë, 28 May 2018 15:22

Komisioni i BE-së dëshiron të ndalojë produktet plastike njëpërdorimshe. Qëllimi është të frenohet ndotja e lumenjve dhe e deteve me mbetje plastike.

Gota, pjata, thika apo pirunë prej plastike, pastruese veshësh prej plastike e plot objekte të tjera njëpërdorimshe prej plastike - ndotin mjedisin dhe janë kthyer në një problem të madh edhe për peshqit dhe qeniet e tjera të gjalla në dete dhe në oqeane. Shumë prej këtyre objekteve  njëpërdorimshe mund të zëvendësohen në masë të gjërë dhe me çmime të arsyeshme me të tjera. Prandaj Komisioni i BE-së synon t'i ndalojë ato. Paketa e masave paraqitet sot (28.05.) në Bruksel.

Sipas informacioneve të medieve gjermane pritet të kufizohen edhe paketimet prej plastike të dyqaneve apo restoranteve. Prodhuesit e paketimeve për dyqanet që ofrojnë fast food duhet të mbajnë kostot e riciklimit të mbeturinave - madje edhe atyre në oqeane - dhe të financojnë fushatat e edukimit mjedisor.

Taksë 80 cent për kilogram mbeturina plastike

Komisioneri i BE-së për buxhetin, Günther Oettinger, planifikon gjithashtu të vendosë një taksë për mbeturinat plastike, e cila sipas deklaratave të tij nuk duhet të rëndojë drejtpërdrejtë konsumatorët: "Propozimi ynë është që secili shtet anëtar të paguajë një shumë të caktuar në buxhetin e BE për kilogram mbeturinash plastike të paricikluara", tha Oettinger për mediat. Mendohet që kjo taksë kombëtare të jetë 80 cent për kilogram mbeturinash plastike.

Gunther Oettinger paralajmëroi se: "Plastika është problemi i ri mjedisor në oqeane si dhe në qytetet tona dhe ajo hyn në zinxhirin ushqimor nëpërmjet oqeaneve, kështu që çdo ditë ne hamë bashkë me ushqimin grimca të vogla plastike". Evropa dhe Gjermania prodhojnë shumë plastikë të pariciklueshme. Shumë shtete anëtare, ndër to edhe Gjermania, e refuzojnë një taksë të tillë.  /Deutsche Welle/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...