×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Automjetet elektrike do të trefishohen/ Ja pasojat që do të sjellë ky ndryshim

E mërkurë, 30 May 2018 17:32

Makinat elektrike do të jenë gjithmonë e më të shpeshta në rrugët e të gjithë botës gjatë dy viteve të ardhshme. Flota globale e automjeteve elektrike pritet të trefishohet në 13 milionë në fund të kësaj dekade, krahasuar me 3.7 milionë aktualisht.

Parashikimi vjen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, institucioni me seli në Paris, i cili shërben si këshilltar i shteteve industriale mbi politikat e energjisë.

Sipas IEA, shitjet do të rriten me nga 24% çdo vit deri në vitin 2030. Kështu, në 2030 parashikohet që të jenë rreth 150 milionë makina me bateri në të gjithë botën.

Raporti i Agjencisë ilustron shpejtësinë me të cilën transporti botëror po lëviz drejt karburanteve më të pastra dhe qeveritë po përqendrojnë forcat në reduktimin e ndotjes. Krahas volumit të shitjeve, IEA zbulon edhe disa parashikime në raportin e saj:

 

Kina do të mbetet tregu më i madh

Deri në vitin 2030, automjetet elektrike pritet të zënë çerekun e shitjeve në Kinë, çka do të thotë se mbi gjysma e shitjeve botërore do të bëhen pikërisht në shtetin aziatik, ndjekur nga SHBA. Ky pozicion dominues i Kinës mbështetet edhe nga politikat inkurajuese për makinat me bateri, si caktimi i një minimumi prodhimi automjetesh me bateri nga prodhuesit që operojnë në vend.

Makinat me bateri do të reduktojnë kërkesën për naftë

ME rreth 130 milionë makina elektrike që furnizohen nga centralet e energjisë në vend të naftës apo benzinës, IEA llogarit se mbi 2.57 milionë fuçi naftë në ditë nuk do të nevojiten më. Kjo përkon me sasinë e naftës që konsumon Gjermania çdo ditë. Por ndikimin më të madh në reduktimin e kërkesës për naftë do ta ketë vënia në punë e autobusëve elektrikë në pjesën më të madhe të qyteteve nëpër botë.

Qeveritë do të duhet të gjejnë burime të tjera për gjeneruar të ardhura nga taksat.

Qeveritë në të gjithë botën do të humbasin rreth 42 miliardë dollarë të ardhura nga taksat dhe akcizat mbi shitjet e karburanteve. Në një parashikim edhe më agresiv, llogaritet se humbja mund të jetë deri në 92 miliardë dollarë. Vetëm vitin e kaluar, të ardhurat nga taksat e karburanteve në Kinë ranë me 2.6 miliardë dollarë për shkak të rritjes së përdorimit të makinave me bateri.

Botës do t’i duhen së paku 10 fabrika gjigande baterish

Kërkesa për bateri automjetesh elektrike pritet të rritet me mbi 15 herë deri në vitin 2030. Kina do të jetë tregu më i madh, ndjekur nga Europa, India dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo nënkupton se botës do t’i duhet një prodhim më i madh baterish dhe fabrika të tilla si Gigafabrika që miliarderi Elon Musk i Tesla po ndërton në Nevada.

Edhe autobusët do të bëhen elektrikë

Do të jenë rreth 1.5 milionë autobusë elektrikë nëpër rrugët e botës deri në vitin 2030, në rritje nga 380 mijë njësi vitin e kaluar. Nga 100 mijë autobusë qyteti elektrikë të shitur vjet, 99% e tyre patën si destinacion Kinën, e cila kryeson me një flotë autobusësh tërësisht elektrikë. Një numër i lartë qytetesh në Europë gjithashtu planifikon të konvertojë të gjithë flotën në autobusë elektrikë.

Kërkesa për kobalt dhe litium do të rritet më tej

Kobalti dhe Litiumi janë përbërësit kryesorë të baterive të rikarikueshme që fuqizojnë automjetet elektrike, por edhe elektroniket si celularë dhe laptopë. Kërkesa për këto lëndë mund të rritet me 10 herë, por nëse do të ketë përparime teknologjike në kiminë e baterive kërkesa do të jetë më e moderuar Duke qenë se 60% e pasurisë botërore të Kobaltit nxirret në Kongo, ku ekziston puna e fëmijëve, prodhuesit e baterive janë nën presion për të treguar se produktet e tyre nuk shfrytëzojnë askënd. Kjo mund të shërbejë edhe si nxitës për t’u larguar nga bateritë me përqendrim të lartë kobalti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...