×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zgjedhjet presidenciale/ Politikani që synon ta rrëzojë nga pushteti Erdogan

E Enjte, 31 May 2018 17:11

Më 24 qershor të këtij viti qytetarët e Turqisë do t’i drejtohen kutive të votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

 Rexhep Taip Erdogan, presidenti aktual synon ta mbajë pushtetin, por një kandidat i fortë është optimist se mund ta rrëzojë atë nga posti i presidentit.

Kundërshtari i Erdogan në këto zgjedhje është Muharrem Ince, një social-demokrat i cili është kandidat për president i partisë Cumhuriyet Halk Partisi (CHP), e cila është partia më e madhe opozitare në vend.

Shumë qytetarë, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre, i mbështesin shpresat e tyre në këtë parti, raporton sot gazeta gjermane Bild.

Nëse Muharrem Ince arrin të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve – në balotazh – me Erdoganin, atëherë mundësitë e përmbysjes janë reale.

Në një intervistë të realizuar nga gazeta gjermane Bild, Ince ka deklaruar se dallimi mes tij dhe Erdoganit është se “unë besoj në demokraci” për dallim nga presidenti aktual turk, që sipas Ince, “e përdor demokracinë për qëllime të veta”.

“Unë jam një person që besoj në demokraci. Ai është një person që e përdor demokracinë për qëllimet e tij idelogjike. Në 16 vitet e fundit ai ka arritur të bëjë gjithçka që duhet për ta shkatërruar Turqinë”, është shprehur Ince.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 17:16
Login to post comments