Presidenti Donald Trump postoi një foto me Kim Kardashian nga Zyra Ovale, pas një “takimi të madh” duke diskutuar me të reformën për burgjet, shkruan Daily Mail.
Kim Kardashian i kërkoi Trump-it që t’i ulet dënimi një të akuzuare për trafik droge e cila po vuan dënim të përjetshëm.
Vite më parë, Barack Obama mohoi apelin e Alice Johnson për zbritje të dënimit. Pas takimit, Kardashian la Shtëpinë e Bardhë dhe u drejtua me Jared Kushner për tek shtëpia e Ivanka Trump në Uashington.