Një gjykatë ukrainase ka arrestuar një biznesmen i cili dyshohet se kishte planifikuar komplotimin e vrasjes së gazetarit investigativ rus në Ukrainë, të martën e kësaj jave.
Borys Herman thuhet se ka paguar një vrasës për 15,000 dollarë për të ekzekutuar gazetarin Arkady Babchenko në Kiev.
Por gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste gazetarin dhe se kishte bashkëpunuar me shërbimin e sigurimit SBU
SBU inskenoi vdekjen e Babchenko me qëllim që nxirrej në pah më shpejt komploti dhe personi që e donte të vdekur.
Por duket se Ukraina është kritikuar ashpër për inskenimin që krijoi dhe kritikët thonë se kjo lëvizje i ka dhënë Rusisë avantazh moral, ndërsa nga ana tjetër Moska e cilësoi operacionin si një akt provokimi.