Mund të konsiderohet si një nga idetë më gjeniale në tregun e ashpër të konkurrencës. Një birrari polake ka shkuar mjaft larg me imagjinatën, pasi ofron birrë të prodhuar me shije vagine.
Për këtë ka zgjedhur dy modele sexy, Paulina dhe Monika. Fabrika është e ndërtuar në qytetin jugor të Katovicës. Ajo ofron birra me 8% alkool që iu premtojnë se do të kapni “gruan e ëndrrave tuaja të mbyllur në një shishe birrë”.
Pronari i birrës Wojciech Mann i tha agjencisë së lajmeve RT se bakteret nga vaginat e dy femrave janë përdorur ekskluzivisht për prodhimin e birrës.
“I morëm në një makinë. Shkuam në një laborator shumë të mirë në qytetin Poznan. Aty u veçuan këto baktere të cilat u shumëzuan ato në mënyrë që të ishin sa më të pastra” – tha ai.
Rregulli i artë i marketingut është “seksi shet”, por nuk janë të paktë ata që e kanë konsideruar “të neveritshme” këtë ide. ©LAPSI.al