×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Modelet japoneze promovojnë një formë të pazakontë publiciteti

Tuesday, 07 August 2018 16:27

Në transportin publik në Japoni kur një vajzë e re, modele ngre krahun për t’u kapur tek tubi ose mbajtësja, pasagjerët do mund të shohin në sqetullën e saj një reklamë nga Sishin Biyo, një rrjet qendrash bukurie që ofron depilim me lazer. Bëhet fjalë për sipërmarrjen e parë që ka kontaktuar me agjencinë Wakino, e cila është e specializuar në reklamat për sqetullat. Vetë emri Waki do të thotë sqetulla. Reklamat e saj janë ngjitëse prej 5 cm me 10 cm dhe i paguan modelet me ¥ 10.000 ose 90 dollarë ora. “Reklamat e sqetullave janë mjaft tërheqëse për shkollat e guidës, dedektivët privatë, profesione të caktuara dhe agjenci rekrutimi,” – shprehet “The Times”. Sipas AdWeek nuk është hera e parë që japonezët e sjellin reklamën përmes trupit.

Në vitin 2013 shihje të rinj me ngjitëse në muskuj për të promovuar çdo gjë që nga filmi “Ted” deri tek lëvizjet “Green day”. Aktualisht firma rekruton modele femra dhe meshkuj dhe zhvillon një konkurs për bukurinë e sqetullave në nivel kombëtar. Ted Wright, themelues i firmës së reklamave “Fizz” nëAtlanta u shpreh për AdWeek se është një ide e shkëlqyer, nëse je firma e parë që e përdor. Sigurisht që njerëzit nuk do të fiksohen, nëse je firma e tretë, megjithatë kjo praktikë sapo ka filluar në Japoni. Wright tha se në Amerikë sqetullat janë një vend perfekt për këto lloj reklamash sidomos në qytetin e Nju Jorkut me rrjetin e tij të madh të metrove.

CF558F9B FC0B 4405 AD9C 741FEC0907DD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...