×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sardenja, gjoba deri në 3.000 euro për “hajdutët” e rërës

E mërkurë, 08 August 2018 16:40

Autoritetet në Sardenja po ashpërsojnë qëndrimin ndaj turistëve që vjedhin rërë nga plazhet e kristalta të ishullit si suvenir, e po vendosin gjoba që shkojnë deri në 3.000 euro.

Më herët këtë javë, një 40-vjeçar italian, por që jetonte në Britaninë e Madhe, u gjobit me 1.000 euro, pasi policia e kapi atë me një shishe me rërë nga plazhi Gallura, në veri të ishullit.

Ndoshta edhe pa qenë në dijeni të seriozitetit të shkeljes, disa turistë e konsiderojnë rërën aq të mrekullueshme, saqë nuk mund t’i rezistojnë idesë për ta marrë me vete në shtëpi. Por, problemi e prek Sardenjën prej vitesh, me më shumë se një ton rërë të gjetur në bagazhet e turistëve në Aeroportin e Cagliarit vetëm verën e shkuar.

Kjo ndodh pavarësisht tabelave nëpër plazhe, që paralajmërojnë qartë turistët se është e ndaluar të merret rërë.

Zakonisht rëra futet në shishe plastike apo çanta, me etiketa në të cilat shkruhet emri i plazhit nga ku është marrë. Autoritetet thonë se, edhe pse praktika duket e padëmshme, ajo nuk është thjesht shkelje, por edhe dëmtim i ambientit në ishull.

Por ka edhe nga ata hajdutë rëre që pendohen. Në vitin 2016, një grua që kishte marrë rërë nga Budelli, një plazh i Sardenjës i famshëm për rërën e tij ngjyrë rozë, e ktheu atë pas 29 vitesh. Ngjyra rozë e rërës shkaktohet si pasojë e një përzierje mes fragmenteve të koraleve, granitit dhe guackave.

Sardenja, që është shumë e frekuentuar nga vizitorë të pasur, ka kilometra plazhe të bukura dhe 28 prej tyre kanë fituar statusin e “flamurit blu” për sa i takon pastërtisë./Top Channel

Modifikuar më E mërkurë, 08 August 2018 16:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...