×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dy motra italiane pretendojnë të jenë pasardhëset e Mona Lisës

E mërkurë, 08 August 2018 17:06

Dy motra italiane pretendojnë se janë të fundit pasardhëse në jetë, të gruas që shfaqet në pikturën më të famshme në botë.

Natalia dhe Irina Strozzi thonë se, ato janë pasardhëse të gruas që qëndron pas Mona Lisës të Leonardo da Vincit.

“Emri i saj i vërtetë ishte Lisa Gherardini del Giocondo, bashkëshortja e biznesmenit Francesco del Giocondo”, thonë dy motrat.

Familja Strozzi ka qenë një familje e hershme fisnikësh në Firence, me po aq fuqi e emër sa edhe familja Medicis. Historianët dhe studiuesit e artit kanë shpenzuar shumë kohë në kërkimet mbi gruan me buzëqeshjen enigmatike të Da Vincit: a ishte ajo imagjinare, apo reale.

Sipas disa teorive, ajo ishte bashkëshortja e një tregtari mëndafshi, ndërsa të tjerë thonë se ajo ishte thjesht imazhi që kishte Da Vinci për gruan ideale.

Ka edhe një teori tjetër, sipas të cilës, ajo që mund të konsiderohet si piktura më e famshme dhe e njohur në historinë e artit është në të vërtetë një autoportret i mjeshtrit italian.

Pretendimi i dy motrave mbështetet nga një profesor i historisë së artit në Universitetin e Firences, Rab Hatfield. Sipas tij, prova që e vërteton këtë është zbuluar 20 vite më parë, në një librari në Gjermani.

Atje u gjet një libër që mbante një shënim që i referohej Da Vincit, si dhe një pikturë e Lisa Gherardini del Giocondos. Piktura që Da Vinci e realizoi në vitin 1503 ndodhet tani në Muzeun e Luvrit në Paris.

Motrat Strozzi thonë se ato e kanë vizituar stër-stër-stërgjyshen e tyre shumë herë. “Ajo është “stër…gjyshja jonë. Ne kemi të njëjtin gjak që na rrjedh në vena”, thonë ato.

Modifikuar më E mërkurë, 08 August 2018 17:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...