Një unazë ari që kishte humbur në një kopsht perimesh 12 vjet më parë është gjetur në një karotë të servirur për darkë, shkruan BBC.
Lin Keitch, 69 vjeç, nga Monkton Heathfield pranë Taunton, Somerset, e vuri re duke larë perimet e saj në shtëpi.
Ishte një dhuratë për 40 vjetorin e ditëlindjes nga burri i saj Dave, dhe ishte humbur nga vajza e tyre.
Çifti beson se karrota u rrit përmes unazës. Zonja Keitch tha se ishte një zbulim i tipit “shans në një milion”.
“Dave nxori karrota dhe i la ato jashtë derës së pasme,” tha ajo.
“I preva zarzavatet, i pastrova ato dhe unë mendova: ‘Çfarë është kjo? Zot, është unaza ime’!”
Ajo tha se, edhe pse unaza, me një gur ametisti në qendër, u mbulua në tokë, e njohu menjëherë.
“Dave e kishte blerë për mua për ditëlindjen e 40-të, por kur u bë shumë e vogël për mua, ia dhashë vajzës sonë.
“Ajo e humbi atë në kopsht . Duhet të ketë ndodhur së paku 12 vjet më parë. Mendova se kurrë nuk do ta shihja përsëri.
“Unë jam habitur që karrota është rritur bashkë me atë.”
Dave Keitch, 69 vjeç, tha se kishte parë kopshtin e perimeve rregullisht gjatë viteve :”çdo herë që punoj kopshtin”.
“Kur Lin e vuri në enë për t’i përgatitur për darkë ajo e vuri re unazën në fund të karotës.
“Ajo nuk e ka vendosur ende nëse do ia japë sërish vajzës, apo do ta mbajë vetë.”