Prej vitit 1979, Jadav Payeng ka mbjellë me duart e tij një pyll më të madh se Parku Qendror në Nju Jork.
 Adhuruesi i pemëve ia doli që një djerrinë ta kthente në një parajsë tropikale, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit.
115 elefantë, rino, drerë dhe tigra tani e quajnë këtë pyll prej 550 hektarësh shtëpi.
Payeng ëndërron që ishullin e tij të Majulit ta kthejë në një pyll të bukur. Zhvillimi i bujqësisë dhe ndikimi i njeriut shkatërroi bukurinë natyrore të ishullit të tij, por Payeng është duke e bërë pjesën e tij për ta rikthyer ekosistemin përsëri.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





