×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lindja e një fizike të re? Studiohet kalimi i një ylli pranë vrimës së zezë

E mërkurë, 22 August 2018 07:45

Një grup astronomësh kanë analizuar efektet e vrimës së zezë, e cila banon në zemër të Rrugës sonë të Qumështit dhe një yll që kalon pranë tij çdo 16 vjet. Studimet që po ndjekin mund të hapin dyert e një fizike të re.

S2,është një yll që ndodhet në pjesën qendrore të Rrugës së Qumështit në galaktikën tonë pranë Shigjetarit A: ky i fundit është një burim i valëve të radios, i përbërë nga një vrimë e zezë që ka një masë të krahasueshme me 4 milionë herë më të larta se ajo e Diellit. S2 kryen, rreth vrimës së zezë, një orbitë çdo 16 vjet apo më shumë, në një distancë mesatare prej 134 Njësi Astronomike (një Njësi Astronomike është e barabartë me distancën mesatare Tokë-Diell dhe është rreth 150 milion kilometra). Disa javë më parë, ylli S2 kaloi pranë vrimës së zezë dhe një grup shkencëtarësh nga Instituti Max Planck për Fizikë Ekstrateror (Gjermani) shfrytëzuan mundësinë për ta studiuar atë dhe për të marrë informacion të rëndësishëm.
“Falë përgatitjes së viteve të fundit dhe një instrumenti krejtësisht të ri”, shpjegon lideri i grupit, Reinhard Genzel, “kemi qenë në gjendje të mbledhim të dhëna shumë të sakta, jo vetëm në pozicionin e yllit përgjatë orbitës së saj, por edhe në shpejtësinë e saj”.
Nuk ishte hera e parë që një mundësi e tillë është paraqitur. Ajo kishte ndodhur tashmë në vitin 2002, dhe me këtë rast shkencëtarët kishin bërë maksimumin për të demonstruar ekzistencën e vrimës së zezë super masive në qendër të Rrugës sonë të Qumështit. “Tani ne besojmë se të gjitha galaksitë e mëdha fshehin një vrimë të zezë në bërthamën e tyre. Me fushatën e fundit të vëzhgimit, ne studiojmë në detaje efektet e përgjithshme relativiste të vrimës së zezë, duke gjetur dëshmi për këto efekte” – shpjegon Genzel.
Ky hulumtim, sipas shkencëtarëve, është i një rëndësie të konsiderueshme, sepse vrima e zezë në Rrugën tonë të Qumështit është mjaft e afërt për të na lejuar të studiojmë sjelljen e yjeve të afërta me të, një fenomen që nuk mund të studiohet në asnjë galaktikë tjetër. Për më tepër, periudha e shkurtër e revolucionit të yllit S2 (vetëm 16 vjet) na lejon të studiojmë orbitën e saj në tërësinë e saj, dhe jo vetëm për një pjesë, siç ndodh me yjet e tjerë që kërkojnë më shumë kohë për të rrotulluar rreth një vrime të zezë.
Në të ardhmen e afërt, grupi i Genzel dëshiron të shkojë më tej dhe të kërkojë yje që janë edhe më të dobët se sa S2 dhe më afër vrimës së zezë, për të marrë informacion të ri, për shembull duke studiuar sjelljen e gazit në një distancë kaq të ngushtë. “Qëllimi është të sjellë së bashku teoritë e mekanikës kuantike dhe gravitacionit, të cilat mund të çojnë në një fizikë të re” –thotë Genzel.
Teoricienët parashikojnë se këto studime mund të bëhen drejtë në “horizontin e ngjarjes” të një vrime të zezë, perimetrin përtej së cilës asgjë, as drita, nuk mund të kthehet prapa “.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...