Iluzione optike: Shihni një vajzë të re apo një të moshuar?

Premte, 05 October 2018 13:11

 “Gruaja dhe vjehrra ime” është një nga iluzionet optike më të njohura në botë. U krijua nga piktori anglez W.E Hill në vitin 1915 dhe u publikua në revistën amerikane “Puck”. Në të shihen dy figura; e para e një gruaje të re me kokën të rrotulluar, e dyta një grua e madhe në moshë me flokë kaçurrel dhe një shall në kokë me një shprehje të trishtë.

Megjithatë shihen njëra pas tjetrës. E shihni? Mjekra e vajzës së re kthehet në hundën e gruas së moshuar dhe mjekra e gruas së moshuar në gjoksin e së resë. Pse shohim në fillim një nga dy imazhet dhe pse nuk i shohim dot në të njëjtën kohë? Një studim i kohëve të fundit në revistën “Scientific reports” sinjalizon se ekziston një faktor që mund të jetë i lidhur me moshën. Si ndikon ajo tek perceptimi ynë i gjërave? Në këtë test morën pjesë 393 njerëz; 242 burra dhe 141 gra nga mosha 18 deri në 68 vjeç. Mosha mesatare ishte 32 vjeç. Të gjithëve iu tregua imazhi për gjysëm sekonde, më pas i pyetën për gjininë dhe moshën e njeriut që shihnin. Përfundimet e këtyre analizave reflektuan se pjesa më e madhe shihte një dhe pjesa tjetër figurën e dytë në varësi të moshës.

Një njeri i ri në moshë do të shihte në fillim vajzën e re, ndërsa të moshuarit do të shihnin të parën gruan e moshuar. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve pa të parën vajzën dhe arsyetimi i ekspertëve është se personat pjesëmarrës ishin më të shumtë në numër në këtë test. Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktohej nëse “paragjykimet e moshës prekin interpretimin fillestar të një imazhi në nivel nënndërgjegjeje” E bëjnë?

Kjo do të thotë se ky lloj procesimi i nëndërgjegjes mund të prekë dhe të paragjykojë në një farë mënyrë perceptimin tonë mbi botën. Ekspertët tregojnë se fakti që të rinjtë panë në fillim vajzën mund të jetë i lidhur me praktika sociale dhe kulturore më pak tipke se e të moshuarve (të paktën në botën perëndimore). Por çfarë do të ndodhte në vende të tjera si Japonia, ku të vjetrit luajnë një rol kryesor në shoqëri dhe në kulturë? Kjo mbetet për t’u studiuar. Sido që të jetë, mbani mend se nëse shihni gruan e moshuar në fillim do të ndiheni po aq të rinj  sa realisht ndiheni…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...