×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video: Flaka e përjetshme, u ndez nga indiani i fundit dhe nuk u fik më

E mërkurë, 10 October 2018 15:43

A mund të ekzistojë një flakë e pashuar në brendësi të një ujëvare? Ja që mëma Natyrë nuk është kursyer me çuditë që ka dhuruar. Në SHBA, në jug të Buffalo, New York, ndodhet parku natyror Chestnut Ridge County Park dhe në brendësi të një ujëvarë ndodhet një shpellë e vogël në të cilën digjet Flaka e Përjetshme.

Sugjestionimi që shkakton një kombinim i tillë i rrallë i ujit me zjarrin bashkë, ka bërë që gjatë shekujve të krijohen shumë legjenda, duke besuar se zjarri drejtohej nga forca të mbinatyrshme.

Zona në të cilën ndodhet ka qenë një vendbanim i hershëm i popullsive autoktone indiane, të cilët pas pushtimit të evropianeve u shuan. Dhe sipas një gojëdhëne, indiani i fundit i mbetur, para se të vdiste e ndezi dhe ajo nuk është fikur më kurrë që atëherë dhe sot ende besohet se ajo personifikon shpirtin indian.

Por përtej miteve ka edhe një shpjegim shkencor për këtë fenomen. Zjarri ndodhet mbi një grumbullim metani, pra gazi, i cili është furnizuesi i saj dhe që ndodhet 400 m në thellësi. Gazi arrin të ngjitet nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve, duke krijuar edhe zjarrin, i cili është rreth 30 centimetra i lartë dhe për të qëndruar i tillë konsumon mbi një litër gaz në ditë. Vendi është një atraksion turistik dhe vizitohet nga mijëra të tillë çdo vit.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...