Facebook do të rifillojë aventurën e tij në fushën e monedhave virtuale. Një kriptomonedhë e re do t’i bëjë të mundur përdoruesve të WhatsApp-it që të dërgojnë para në kohë reale, të cilat do të shkëmbehen në pasuri të prekshme si ari ose dollari amerikan.
Sipas New York Times monedha digjitale e Facebook mund të quhet FaceCoin dhe pritet të nisë qarkullimin brenda vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.
Themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg ka tentuar edhe më parë në fushën e monedhave virtuale apo pagesave. Ideja për të paguar përmes Facebook ka nisur që në vitin 2011. Megjithatë, thuhet se FaceCoin do të jetë një projekt ndryshe nga idea fillestare.
Ndoshta, për shkak se sistemi i zinxhirit të blloqeve ka në bazë një kriptovalutë që garanton gjurmimin dhe sigurinë e saj. Por edhe sepse monedha digjitale do mbështetet nga një shportë e pasurive fizike si dollari amerikan ose ari.