Ka shumë për të thënë rreth seksualitetit, seksit, apo gjinisë. Në ditët e sotme të kesh më shumë informacion dhe të pranosh fluiditetin e seksualitetit është e domosdoshme për të qënë sa më të saktë dhe korrekt kundrejt gjinive dhe identiteve seksuale të atyre që na rrethojnë.
Egziston një listë me termat bazik rreth orientimit seksual, tërheqjes, identitetit dhe marrëdhënieve. Kjo nuk është një listë e plotë, edhe sepse sub-kultura të ndryshme refuzojnë shpesh etiketimet, por padyshim që mund të ju hyjë në punë si udhëzues, sidomos për të gjithë ata që nuk janë familjar me këto koncepte.
Pikë së pari është e rëndësishme të dimë definicionet rreth gjinisë dhe seksualitetit, që shumë prej nesh i kanë mësuar dhe në shkollë.
Gjinia: është mënyra se si identifikohet një person dhe si e shpreh veten, si mashkull apo femër, ose diku në mes. Gjinia lidhet me normat shoqërore dhe kulturore, pritshmëritë, vlerat, qëndrimet dhe sjelljet. Gjinia dhe seksi biologjik janë dy koncepte të ndryshme, por shumë njerëz i ngatarrojnë.
Seksi biologjik: ka të bëjë me organet, kromozomet dhe hormonet që një persona ka, pra mashkull, femër ose intersex. Gjinia dhe seksi biologjik janë dy koncepte të ndara dhe shume diferente.
Intersex: është ai person i cili ka lindur me organe gjenitale ose karakteritika fizike të të dyja sekseve.
Queer: quajmë atë person që nuk identifikohet me normat gjinore apo seksuale që ne njohim, ( në shqip nuk ka përkthim). Për mendimin tim të jesh queer në ditët e sotme, është si të kesh një identitet të pavarur.
Llojet e tëheqjes
Tërheqje romantike: do të thotë që një person ka një tërheqje të bazuar në dëshirën për të pasur një marrëdhënie romantike me dikë.
Tërheqje sensuale: do të thotë që një person ka një tërheqje të bazuar në dëshirën për të prekur dikë tjetër, por jo patjetër në terma seksual.
Tërheqje seksuale: do të thotë që një person ka një tërheqje bazuar në dëshirën për të zhvilluar një akt seksual me dikë.
Orientimi seksual
Aseksual: dikush që nuk do të përjetojë tërheqje seksuale apo akte seksuale.
Biseksual: është ai individ i cili ndjen tërheqje seksuale për gjininë e tij dhe për një tjetër.
Demiseksual: është ai individ që përjeton tërheqje seksuale pas zhvillimit të një lidhje të fortë.
Heteroseksual: është ai individ që ndjen tërheqje seksual ndaj dikujt që ka tjetër seks nga i tij.
Homoseksual: do të thotë që një person provon tërheqje seksuale për dikë që ka gjininë e njejtë.
Panseksual: do të thotë që nje individ tërhiqet seksualisht nga të gjitha gjinitë pamvarësisht gjinisë.
Poliseksual: do të thotë që një person përjeton tërheqje seksuale ndaj shumë gjinive, por jo domosdoshmërisht të gjithave.
Skolioseksual: janë të gjitha ata individë që përjetojnë tërheqje seksuale ndaj individëve që nuk i përshtaten sistemit binar të gjinisë, pra mashkull femër.
Marrëdhënie
Monogamia: do të thotë që një person dëshiron të ketë marrëdhënie intime/ seksuale apo romantike vetëm me një person tjetër.
Polidashuria: kur një person pranon, dëshiron dhe kërkon të ketë marrëdhënie intime, romantike apo seksuale me më shumë se një person me miratimin e të gjithë atyre që janë në këtë marrëdhënie.
Identitet gjinor
Pa gjini: është ai person që nuk identifikohet me asnjë gjini
Androgjen: është ai person që ka karakteristika dhe ose identitet gjinor femëror dhe mashkullor.
Bi-gjinor: është ai individ që identifikohet me një kombinim të të dyja gjinive binare.
Cis-gjinor: është ai person i cili identifikohet me gjininë që i është caktuar në lindje.