×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sfidë për ty! Përgjigju 3 pyetjeve të thjeshta për të matur inteligjencën tënde

Hënë, 23 Prill 2018 18:33

Përgjithësisht testet që përdoren për të matur IQ janë të gjatë dhe kompleks, ndërkohë që testi i mëposhtëm në dukje është i thjeshtë, por ju mos e nënvlerësoni.

1. Një top dhe një shkop bejsbolli kushtojnë 1.10 euro. Shkopi kushton 1 euro më shumë se topi. Sa kushton topi?

2. Nëse 5 makina duan 5 minuta për të prodhuar 5 sende, sa kohë duan 100 makina për të përgatitur 100 sende?

3.Në një liqen ndodhen disa zambakë që për çdo ditë dyfishojnë shtrirjen e tyre në ujë. Nëse atyre do t'i duhet 48 ditë për të mbuluar të gjithë liqenin, sa do t'i duhet për të mbuluar gjysmën?

Testi i mësipërm është përpunuar në fillim të viteve 2000 nga psikologu Shane Frederick, profesor ne Yale University. Siç duket, nuk është një test i ngjashëm me ato të IQ-së, pasi bëhet fjalë për një të ashtuquajtur "cognitive reflection test", që në vetvete ndihmon për të krijuar një ide mbi aftësinë për të injoruar përgjigjen me herën e parë dhe nevojën e përpunimit paraprak të asaj që duhet të japim. Prej shumë psikologësh kjo aftësi është një tregues i tërthortë i inteligjencës, por jo të gjithë bien dakord në këtë pikë.

Ajo që i bashkon të tre problemet është ngasja për të dhënë një përgjigje imediate, të shpejtë, që shpesh rezulton e pa saktë. Sigurisht që ai që ka një familjarizim të mirë me matematikën dhe logjikën si dhe një aftësi të mirë arsyetimi të formalizuar është më i avantazhuar.

Megjithatë, nëse duke provuar dhe krahasuar përgjigjen tuaj me atë të saktë më poshtë, gjeni se nuk keni qenë të saktë, mos u shqetësoni.

Që prej vitit 2003, kur ky test është përpunuar, vetëm 17% e studentëve, mes të cilëve edhe ata të Yale dhe Harvard, kanë mundur t'i japin përgjigje të saktë të tre pyetjeve.

 Përgjigjet:

1. Një top dhe një shkop bejsbolli kushtojnë 1.10 euro. Shkopi kushton 1 euro më shumë se topi. Sa kushton topi?

Përgjigja: Topi kushton 5 cent. Shumë janë përgjigjur 10 cent, por në këtë rast, shkopi do të kushtonte 1 euro më shumë, pra 1.1 euro, ndërkohë që 5 cent topi dhe 1.5 euro shkopi, bëjnë 1,10 euro në total.

2. Nëse 5 makina duan 5 minuta për të prodhuar 5 sende, sa kohë duan 100 makina për të përgatitur 100 sende?

Përgjigja: 2. 5 minuta. Zakonisht përgjigja ka qenë 100 minuta. Nëse 1 makinë kërkon 5 minuta për një send, edhe 100 makina do të kërkonin të njëjtën kohë. Kjo duket në fakt një pyetje më pak "mashtruese".

3. Në një liqen ndodhen disa zambakë që për çdo ditë dyfishojnë shtrirjen e tyre në ujë. Nëse atyre do t'i duhet 48 ditë për të mbuluar të gjithë liqenin, sa do t'i duhet për të mbuluar gjysmën?

Përgjigja: 47 ditë. Përgjithësisht thonë 24 ditë, por me arsyetim, nëse për 48 ditë zambakët mbulojnë të gjithë liqenin, dhe dimë që ato dyfishojnë sipërfaqen çdo ditë, del që gjysmën e tij e kanë mbuluar për 47 ditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...