×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mjaft u habitët! Po, jam mbi 40-vjeç dhe udhëtoj vetëm...

Hënë, 07 May 2018 19:34

Më lini të shpjegohem. 
Më pëlqen të udhëtoj. Rrotulloni sytë. Po, kjo është një deklaratë e shpëlarë duke konsideruar se udhëtimi është si e zeza e re në fushën e modës. Ajo që po përpiqem të them është se nga rritja në një familje udhëtarësh tek ajo që po bëj tani nuk është tronditje për askënd që më njeh. Kohët e fundit kam hequr dorë nga jeta ime për të udhëtuar për një vit ( ose katër). 

Jam 43 vjeç. Ja, e thashë. Gjithashtu jam një udhëtare e vetmuar. Njerëzit në shumë vende, përfshirë edhe ShBA-në, nuk e kuptojnë vërtet se pse njerëzit udhëtojnë vetëm. E pranoj këtë mungesë kuptimi. Nuk është për këdo, as diçka që kushdo e ka hasur. Disa njerëz ekzistojnë në rrethe sociale ku kjo është e padëgjuar. Shtoji “femër” këtij ekuacioni. Një udhëtare femër e vetme. “A nuk ndihesh e vetmuar? Je shumë trime!” 

Nuk jam mosmirënjohëse. Të kem njerëz që shqetësohen rreth sigurisë sime dhe merakosen për mua është në rregull...deri në një farë pike. Trishtueshëm, ka njerëz që vërtet nuk e kuptojnë. Miqtë thonë gjëra si: “Pse nuk rehatohesh?” apo “Çfarë po pret më?” Por çfarë do të thotë “të rehatohesh”? E pse duhet të rehatohem për një copë të keqe çokollate e aq më pak për një jetë që nuk më emocionon? 
Nuk mendoja se po bëja ndonjë gjë jashtëzakonisht të guximshme apo të çmendur, thjesht të ndryshme nga norma shoqërore. Nuk ndihesha e çuditshme përpara se të kaloja tre muaj në Azi.


Duke pasur flokë të kuq dhe një gojë të madhe, nuk jam kaloj pa ngjallur dyshime. Megjithatë, nuk më pëlqen të qëndroj jashtë për shkak të moshës. Nuk dua të jem udhëtare “e vjetër”. Ndaj i mbaj për vete gjëra si pesha apo obsesioni im me turshitë. Kur takoj të tjerët dhe nisim të flasim për jetët tona, kam parë sesi kthehen kokët. Kam psherëtirë ndërsa ata bënin llogari me mend për të kuptuar sesi kam bërë kolegjin, universitetin, kam punuar, jam martuar, jam divorcuar dhe po bridhja Azinë me çantë shpine në të tridhjetat e mia të hershme (apo çfarëdolloj moshe që nxjerr për momentin).

14711938 1713930222267009 5430886296392302592 n

Gënjeshtra nr 1: Jam 34 vjeç. 
Ndonjëherë 33 ose 35. Nuk mund ta mbaj fikse. Mendoj se kam lindur në mes të viteve ’80? Sa për dijeni, nuk kam turp të jem 43 vjeç, por jam lodhur duke qenë më i moshuari kudo. Nuk doja që të tjerët të ndiheshin në siklet para meje. Nuk doja që miqtë e mi 19 –vjeçarë të hostelit të mendonin se jam më e moshuar se nënat e tyre ( Me shumë gjasa isha). Vetëm nëse duhet ta njoh dikë mirë, nuk para tregoj shpesh të vërtetën. Me thënë të vërtetën, udhëtarët e tjerë nuk ishin problemi i vërtetë, por vendasit. Udhëtarët e tjerë e kuptojnë...ata dashurojnë të udhëtojë dhe shumë prej tyre janë udhëtare të vetmuara femra. 
Ishin filipinasit, indonezianët, malajzianët... të cilët nuk mund të kuptonin se çfarë dreqin po bëja. U përpoqa të përzihesha në turmë, por duke qenë një grua e bardhë e vetme në Xhakarta është mjaftueshëm për të tërhequr vëmendje të padëshiruar. Askush nuk ishte i pasjellshëm, por kureshtja ishte e intensive. Shtoji faktin e të qenit amerikane në gjithë përzierjen dhe jam më emocionuese se një këlysh pande. Duke vizituar vende, ku nuk shohin shumë amerikanë, pyetjet janë të garantuara. Nga je? Pse je këtu? Ç’mendim ke për Donald Trump? Uh!

Gënjeshtra nr 2: Jam kanadeze 
Kjo ka qenë thjesht për të shmangur pyetjet se pse e kam me ngut. Thonë kalimtarët zakonshëm “Nga je?” “Kanadaja”. Kalimtarët qeshin, shohin punën e tyre. Mund të shihni sesi ka lindur rrjeti i gënjeshtrave. Në Filipine, më erdhi në majë të hundës me pyetjet dhe vështrimet e çuditshme. Filipinasit janë njerëzit më të këndshëm në botë, por pasi dëgjojnë të vërtetën, kokët e tyre shpërthyen para syve të mi. Një grua 43 vjeç, e pamartuar dhe pa fëmijë, udhëton vetëm në Azi? Ç’është kjo shtrigëri? Pas shumë bisedash të dhimbshme, nisa lojën e gënjeshtrave.

Gënjeshtra nr 3: Jam e martuar
E kam bërë veten të rëndësishme. Pse je vetëm në Filipine? Im shoq është diplomat dhe punon në Manila. Pse nuk është me ty? Po shkoj në El Nido për plazh, sepse u mërzita. Të lë burri të udhëtosh vetëm? Turpërohem! E ndrydha inatin feminist dhe gënjeva më shumë.

13248824 2286175371521303 1111068421 n

Gënjeshtra nr 4: Po takoj miq 
Po pse je vetëm? ( Pse është gjë kaq e madhe? Më pëlqen të rri vetëm. A nuk është e mjaftueshme që jam e martuar dhe po takoj miq?). Miqtë e mi ndodhen në El Nido. Qetësi e bekuar. Por vetëm për pak. 
Pse nuk ke fëmijë? Në këtë pikë, mosha ime nuk ka rëndësi. Nëse jam 26 apo 36, duhet të kem fëmijë. Filipinasit kanë mesatarisht 9 fëmijë. Nuk kam referenca për këtë, vetëm fjalën e vendasve. Zgjedhja ime për të mos pasur fëmijë sepse nuk i dua, nuk është përgjigje e pranueshme. E kam zbuluar në një bisedë të çuditshme më herët.

Gënjeshtra nr 5: Nuk mund të bëj fëmijë 
Oh! ( Pamje dashamirëse përzier me ndjenjë faji). Më në fund. Biseda mbaroi. 
Për ta përmbledhur, më është dashur të shtir një burrë dhe një gjendje mjekësore për ta bërë stilin tim të jetës të pranueshëm. Nuk kam ndër mend të kapem me Filipinet, një vend që e dua, por aty kanë ndodhur shumica e këtyre bisedave. 
Mbase nuk duhet të mërzitesha. Përpiqem të kujtoj se stili im i jetës është normal për mua, por jo për këdo. Do më pëlqente të bisedoja dhe të lija dikë të kishte mundësinë të më kuptonte. Nuk mund të kem biseda të gjata me këdo. Shofer autobusi, guida turistike, kalimtarë... të gjithë kanë pyetje. Ndonjëherë jam e lumtur kur u përgjigjem me të vërtetën, por për ato kohë kur dua thjesht të ndihem “normale” kam gënjeshtrat e mia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...