Vajza! Ja çfarë vlerësojnë meshkujt përpara se t'iu propozojnë

Tuesday, 26 June 2018 08:39

Duket sikur djemtë tërhiqen vetëm nga bukuria e një vajze kur e shikojnë në pamje të parë, por realisht nuk është kështu.

Ja cilat janë disa nga tiparet që meshkujt vlerësojnë më së shumti tek nja vajzë para se t’i propozojnë për martesë:

1.Inteligjenca
Një nga tiparet më të rëndësishme, për një marrëdhënie të qëndrueshme: asnjë nuk dëshiron që të ndihet në siklet për shkak të “pafytyrësisë” së partnerit.
2.Sensi i humorit
Nëse bëni shaka apo thoni gjëra që shkaktojnë të qeshura në tavolinë, ju do t’ia rrëmbeni zemrën menjëherë. Nëse nuk keni një sens humori të lartë, të paktën tregohuni më të hapur ndaj shakave të personit me të cilin jeni në takim. Është gjithmonë një kënaqësi të rrethohesh nga njerëz me sens humori.
3.Besnikëria
Nuk besojmë se duhet të ndalemi gjatë këtu, pasi të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është besnikëria në një marrëdhënie. Tradhtia nuk duhet të ekzistojë dhe më e rëndësishmja është që partnerët duhet t’i ofrojnë siguri njëri-tjetrit.
4.Besimi në vetvete
Vetëbesimi luan një rol më të rëndësishëm sesa pamja e jashtme e një personi. Nëse një grua ndihet mahnitëse, të gjithë do mendojnë të njëjtën gjë.
5.Askush nuk i pëlqen njerëzit që duan të keqen e të tjerëve. Një person që tregohet shumë i sjellshëm me të tjerët (i pasforcuar) është gjithmonë shumë i mirë për ta pasur pranë vetes.
6.Të gatshëm për ta dëgjuar
Burrat nuk flasin shpesh për ndjenjat e tyre. Por kur ata e bëjnë, e vlerësojnë shumë një grua që tregohet e hapur për t’i dëgjuar dhe të japë këshilla.
7.Pavarësia
Sigurisht, çdokush dëshiron që partneri të tregohet i kujdesshëm, t’i qëndrojë pranë, por varësia dhe paaftësia për të marrë vendime të thjeshta nuk duhet të ekzistojnë te ju, sipas iconstyle. Le t’ia lëmë fëmijërisë këto tipare. Një burrë kurrsesi nuk dëshiron që të kthehet në një ‘dado’ për partneren e tij.
8.Sinqeriteti
Askush në këtë botë nuk është i aftë për të lexuar mendjen e tjetrit, prandaj është më mirë që të flisni menjëherë për dëshirat dhe pakënaqësitë tuaja. Ndihmon për të shmangur konfliktet e mëtejshme dhe traumat psikologjike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...