×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Aplikacioni që shpëton jetë

E mërkurë, 27 June 2018 12:34

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se vetëvrasjet përbëjnë një ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Dy adoleshentë kanë gjetur një mënyrë për të zvogëluar shkallën e vetëvrasjeve, falë një aplikacioni që përdoret në telefonat inteligjentë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo bisedoi me shpikësit e tij, motër e vëlla, të cilët kohët e fundit u nderuan me një çmim nga shoqata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor.

Lajmi i vetëvrasjes së personalitetit televiziv Anthony Bourdain si dhe stilistes së famshme Kate Spade, tronditën mbarë botën. Ngjarjet ndodhën në të njëjtën kohë kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi një raport që dëshmonte një rritje me 25 për qind të vetëvrasjeve në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999.

"Të dhënat tregojnë qartë se problemi po përkeqësohet dhe ajo që nevojitet është parandalimi i vetëvrasjeve", thotë Deborah Stone e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Charlie dhe Hannah Lucas, motër e vëlla, janë krijuesit e aplikacionit "NotOK", një mjet dixhital për të ndihmuar në trajtimin e problemit.

"Aplikacioni “NotOK” është në thelb një buton paniku dixhital, që kur shtypet dërgon një mesazh me shkrim që thotë: “Nuk jam mirë! Më telefononi, më shkruani ose hajdeni këtu!”, thotë Charlie Lucas bashkëkrijues i aplikacionit.

Mesazhi shkon tek një grup i parazgjedhur personash, deri në 5 kontakte të ngushta, së bashku me vendndodhjen e dërguesit të tij. Krijuesit e aplikacionit mbrritën tek kjo ide ndërsa Hannah luftonte me një sëmundje që i shkaktonte gjendje të fikti.

"Quhet sindromi postural ortostatik i takikardisë. Në thelb më shkakton gjendje të fikti. Kam humbur ditë të tëra shkolle për këtë shkak, pasi isha gjithmonë ai fëmija i sëmurë, që kishte takime me mjekun, ndodhej në urgjencë, merrte serume, bënte analiza gjaku, gjithçka", thotë Hannah Lucas bashkëkrijuese e aplikacionit.

Hannah thotë se shpesh kishte qenë viktimë e bullizmit në shkollë për shkak të gjendjes së saj.

"Kisha gjithmonë frikë. Situata mbrriti në një pikë kur kisha frikë të largohesha nga krevati. Nisa të vuaj nga depresioni dhe ankthi, situata ishte vërtet shqetësuese, kisha çrregullime të ngrënies, dëshirë për të lënduar veten dhe përpjekje të shumëfishta për vetëvrasje. Ishte e tmerrshme", thotë ajo.

“Kam qenë i paaftë ta ndihmoj për një kohë të gjatë sepse sa herë që ajo binte, unë nuk mund të isha atje, nuk mund ta dërgoja tek doktori, nuk mund të bëja asgjë për të. Pasi më rrëfeu idenë e saj, thashë pse jo… dhe po atë ditë krijova prototipin e aplikacionit", thotë Charlie Lucas.

Aktualisht gjendja e Hannës është më e mirë. Ajo thotë se aplikacioni nuk është vetëm për parandalimin e vetëvrasjes, por mund të përdoret nga të gjithë ata që nuk ndihen mirë.

"Pavarësisht asaj që po kaloni, duhet t’i ruani lidhjet me njerëzit, sepse izolimi i vetes thjesht do t'i bëjë gjërat më keq", thotë Hannah.

Charlie dhe Hannah Lucas kanë fituar disa çmime për aplikacionin, përfshirë një të marrë së fundmi nga organizata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor. Që nga dita që doli në përdorim për publikun e gjerë aplikacioni është shkarkuar më shumë se 15 mijë herë. /Voa/

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 12:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...