Studimi i trurit, ekzistojnë 7 lloje inteligjencash

E Enjte, 28 June 2018 16:41

Një nga qëllimet e studimit të trurit në fundin e shek. XX ka qenë ndërgjegjësimi se ai zotëron një shumësi inteligjencash, që e kanë fillesën që në fëmijëri.

Sipas këtij studimi kemi  7 lloje inteligjencash:

Inteligjenca e të folurit

Përbën pjesën më të madhe të nivelit të inteligjencës standarde. Lidhet me aftësinë e fëmijës për të kuptuar domethëniet e fjalëve, dhe ndërsa koha kalon, për t’i përsëritur në trajtën e folur e të shkruar; për të kuptuar më shumë ndërtime fjalësh të ndërlikuara duke përfshirë fraza, fjali, paragrafë dhe libra të tërë dhe për të kuptuar gjithnjë e më shumë forma të ndërlikuara lidhjesh të shprehura në fraza. Kjo inteligjencë është më se e lakueshme dhe mund të ndryshojë, të përmirësohet ose të përkeqësohet gjatë gjithë jetës.

Inteligjenca numerike ose logjike

Kjo lloj inteligjence i referohet zhvillimit të aftësisë së trurit për të luajtur me alfabetin e numrave, nga nivelet më të thjeshta deri në ato më të vështirat , duke vazhduar më tej me mësimin e funksioneve themelore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Kjo inteligjencë, sikurse inteligjenca e të folurit, mund të ndryshojë vazhdimisht me anë të ushtrimit të vazhdueshëm. Ndihmon në situata që fillojnë që nga blerjet e thjeshta, duke vazhduar me kryerjen e studimeve të larta dhe suksesin në çfarëdolloj profesioni.

Inteligjenca inxhinjerike ose hapësinore

I lejon fëmijës të hetojë botën e paanë të tri përmasave. Zë fill nga vëzhgimet në botën mikrokozmike që nga hapësirat që shfrytëzon piktori, skulptori, arkitekti, kirurgut apo inxhinierit mekanik, deri te hapësirat e stërmëdha, si ato që përshkohen nga detarët, pilotët e linjave ajrore apo astronomët.

Inteligjenca shqisore

Kjo inteligjencë ka lidhje të ngushtë me pesë shqisat kryesore: shikimin, dëgjimin, shijimin, nuhatjen dhe prekjen. Është mirë që të jetë prirja për t’i përzier shqisat, duke i parë tingujt si trajta dhe gjendje humori; shijimin, si ngjyrat dhe shikimin, si tinguj. Aftësia për t’i përzier shqisat është quajtur sinestezi.

Inteligjenca trupore

Kjo është një inteligjencë jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijën teksa rritet. Lidhet ngushtë me aftësinë e trupit për të vendosur marrëdhëniet e duhura me vetveten dhe me botën që e rrethon, gjithashtu, me aftësinë për t’u kundërpërgjigjur me shpejtësi të ndryshme dhe për të qenë i vetëdijshëm për pozicionin e trupit në lidhje me të gjitha sendet e tjera që e rrethojnë. Zhvillimi i inteligjencës fizike bëhet paralelisht me të gjitha inteligjencat e tjera.

Inteligjenca krijuese

inteligjenca krijuese lidhet me proceset shpërthyese, që e shpien trurin në fushat e reja të të menduarit dhe shprehjes. Është po aq e rëndësishme sa edhe niveli i inteligjencës.

Inteligjenca vetjake

Gjithnjë e më shumë po kuptohet se inteligjenca vetjake përbën një faktor të rëndësishëm në tërësinë e inteligjencave, që dikush mund ta quajë niveli i trurit.

Kjo lloj inteligjence ka lidhje me marrëdhëniet më të ngushta e më të ndërlikuara me vetveten. Kjo marrëdhënie mund të fillojë nga gjykimi i të tjerëve si armiq të betuar, duke i sharë e kritikuar vazhdimisht, deri te vlerësimi i vetvetes, si miku më i ngushtë dhe shoku i përjetshëm.

Zhvillimi i inteligjencës vetjake është i lidhur ngushtë me katër ushqyesit e trurit: oksigjenin, ushqyerjen, dashurinë dhe informacionin (OUDI).  Mungesa e tyre çon në krijimin e dyshimeve, në mohim dhe urrejtje për vetveten. Ndërsa shtimi i këtyre katër ushqyesve të trurit çon në sigurinë në vetvete, në vetëkënaqje dhe në vetëdashësi. Të gjitha këto veçori përbëjnë një gjendje të inteligjencës së lartë vetjake.

Inteligjenca shoqërore

Profesor H. Gardner i Universitetit të Harvardit, e ka përshkruar inteligjencën shoqërore si një nga luftëtaret më të mëdha në luftën globale për kuptimin e dhuntive të shumta të trurit, në mos më të rëndësishmen nga të gjitha. Kjo lloj inteligjence përfshin aftësinë e lindur të trurit për t’u marrë vesh me njerëzit  në shkallë individi, në shkallë grupesh të vogla, grupesh të mëdha ose në grumbullime masive. Kjo inteligjencë mund të zhvillohet në varësi të moshës. Ajo i përmban të gjitha llojet e tjera të inteligjencave. Mungesa e saj mund të shkaktojë vetmi e dëshpërim, ndërsa tepria e saj mund të çojë drejt një suksesi të pallogaritshëm.

Inteligjenca shpirtërore

Është inteligjenca gjithëpërfshirëse që psikologu amerikan A. A. Maslou e përshkruan si qëllimin përfundimtar në tërësinë e nevojave. Ajo plotësohet me përmbushjen e nevojave themelore të ushqimit, strehimit, arsimimit, prodhimtarisë e sigurisë. Të gjithë ata që kanë një inteligjencë jashtëzakonisht të lartë shpirtërore e kuptojnë se jeta e tyre karakterizohet nga një ndjesi plotësie dhe qëllimi pozitiv; e njohin mirë vetveten; krijojnë lidhje të ngushtë dhe, shpeshherë, bëhen njësh me botën. Krijohet në vitet e hershme të fëmijës dhe zhvillohet me përvojat e fituara më pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...