×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Disa këshilla se si të bëhesh i famshëm online

Tuesday, 03 July 2018 15:54

Të gjithë do të donim të ishim sa më të famshëm dhe më të ndjekur në rrjetet sociale. Vetëvlerësimi kohët e fundit po matet me numrin e ndjekësve dhe me pëlqimet, apo komentet që marrim nëpër foto. Në këtë material do të përpiqemi t’ju japim disa këshilla se si të krijoni një profil tuajin origjinal dhe në një periudhë të shkurtër kohe, do të keni shumë ndjekës aktivë.

1) Në fillim duhet të ndani mendjen se çfarë të postoni në profilin tuaj të ri. Ne ju sugjerojmë postime nga më të ndryshmet, pasi nëse do të shpërndani fotot tuaja personale, do të jetë paksa më e vështirë të krijoni famë në kohë më të shkurtër.

2) Krijoni një adresë të njëjtë në më shumë se sa një rrjet social. Kjo gjë do ta bëjë më të lehtë të fitoni ndjekës dhe vëmendje, pasi personat që do t’ju gjejnë në një rrjet social, me shumë mundësi do t’ju ndjekin edhe në adresën e rrjetit tjetër social.

3) Ndiqni fillimisht sa me shumë persona. Nëse do ta krijoni llogarinë në facebook, bëjini ftesë dhe jepini like sa më shumë faqeve. Kjo gjë do t’ju bëjë juve të dukshëm në listat e miqve të personave të tjerë dhe do të jetë më e lehtë për të tjerët t’ju kontaktojnë.

4) Komentoni në shumë faqe, madje më shumë në faqet e mëdha. Dua t’ju sjell në vëmendje një emër që ndoshta e njihni prej instagramit, Liam Ferrari, një këngëtar dhe balerin australian shumë pak i njohur në fillim, i cili nëpërmjet aktivitetit të tij të lartë në faqet e personave të famshëm, sot numëron mbi 2.6 milionë ndjekës në instagram.

3) Krijoni një blog tuajin. Kjo gjë ndonjëherë rezulton edhe në kosto të mëdha, por u shërben shumë personave për reklamime dhe shitje online. Ndërkohë që një blog falas mund ta hapë kushdo dhe të shpërndajë në të gjërat që pëlqen, me tematika nga më të ndryshmet.

4) Mundohuni të jeni aktiv përditë me postimet tuaja. Kjo nuk do të thotë të shpërndani çdo minutë. Ekziston diçka që duhet ta kuptoni. Ndjekësit tuaj mund të lodhen, nëse postoni shpesh herë dhe në këtë mënyrë të largohen duke ju hequr juve nga lista e ndjekësve. Nga ana tjetër, ata mund t’ju heqin edhe nëse ju nuk jeni fare aktivë. Ndaj, ne ju sugjerojmë që të shpërndani maksimumi 2-3 foto në ditë në faqet tuaja.

5) Mos u nxitoni duke shpërndarë gjithçka. Jo çdo gjë vlen. Shihni çdo foto, çdo shkrim me një sy kritik. A i përshtatet ajo foto tematikës apo asaj që ju përcillni në profilin tuaj? Në këtë mënyrë ju do të shmangni shumë postime që do t’ia ulnin vlerën asaj që ju doni të transmetoni tek ndjekësit tuaj.

6) Në çdo foto që postoni, mundohuni që të ruani të njëjtat efekte, apo të bëni të njëjtin tip editimi. Nëse ju pëlqejnë profilet e shumë prej modeleve, kuzhinierëve, apo postime të ndryshme, duhet të dini edhe se ata nuk eksperimentojnë shumë me ngjyrat apo efektet që përdorin. Madje ata përdorin të njëjtat efekte, si dhe i rregullojnë fotot po njësoj. Po, është e vërtetë. Janë të fiksuar që edhe nivelin e shkëlqimit, apo kontrastit ta vendosin njësoj për çdo foto. Kështu ata krijojnë një profil që i diferencon nga profilet e të tjerëve.

7) Jini sa më të komunikueshëm me ndjekësit tuaj. Është një sjellje shumë arrogante nëse do t’ju komentonin, apo do t’i pëlqenin fotot tuaja dhe ju nuk do t’i kushtonit vëmendje nga ana juaj. Nëse ata ju japin vazhdimisht like, hyni në profilet e tyre dhe kthejani ndonjëherë liket. Nëse ju komentojnë, përgjigjuni në komentet tuaja, qoftë edhe thjesht duke i falenderuar.

8) Përdorni shumë hashtaget. Hashtag quhet një fjalë e shkruajtur me shenjën # përpara saj, që e bën të marrë ngjyrën blu dhe të klikueshme. Hashtaget janë një formë shumë e mirë për të mbledhur njerëzit së bashku. Kjo do të thotë se, nëse unë klikoj ose kërkoj hashtagun #friends dhe ti e ke përdorur atë në një nga fotot e tua, unë kam mundësi që të shoh foton tënde dhe nëse më pëlqen, mund të të bëj like dhe të të ndjek që nga ai moment.

9) Përpiquni t’i kushtoni vëmendje edhe pjesës së humorit. Nuk ju themi të shpërndani përherë tema ose foto humoristike, nëse kjo bie ndesh me qëllimin se pse e keni krijuar ju adresën tuaj, por ndonjëherë përpiquni të shpërndani ndonjë gjë humoristike. Njerëzit lodhen nga serioziteti i vazhdueshëm që hasin në disa profile. Është mirë që t’i gëzoni nga pak me humorin tuaj.

10) Mos harroni që ta lini profilin tuaj publik. Kjo gjë do të bëjë që njerëzit të shohin përmbajtjen e faqes apo profilit tuaj dhe t’ju japin like më lehtësisht. Nga ana tjetër, nëse një person e sheh paraprakisht përmbajtjen tuaj dhe ju jep “folloë” apo ju bën like në faqen tuaj në facebook, ai person ka shumë pak mundësi të largohet nga faqja juaj. Ndërkohë, nëse ju keni një profil privat, në momentin që do ta pranoni një person në listën e ndjekësve tuaj, ai duke parë përmbajtjen që ju postoni, mund të zhgënjehet dhe të vendosë mos t’ju ndjekë më.

Ka dhe plot mënyra të ndryshme se si të veproni për të tërhequr vëmendjen e personave që ndajnë të njëjtat interesa si ju. Ne ju sugjerojmë si fillim këto dhjetë mënyra dhe jemi të sigurt që kanë për t’ju shërbyer. Na falenderoni kur këto rregulla të kenë dhënë rezultat! J / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...