Parashikimi i fatit me anë të misrit

E mërkurë, 04 July 2018 13:32

Ka metoda të ndryshme, të vjetra, për gjoja parashikimin e fatit, duke filluar nga shpatulla e pulës, filxhani i kafesë, fasulet, por edhe misri

Mendohet se parashikimi i fatit në misër e ka prejardhjen nga populli i lashtë amerikan vendas i inkasve, ku misri konsiderohej bimë e shenjtë, simbol i universit dhe dhuratë e perëndeshës Nënëmadhe

Për parashikimin e fatit me anë të misrit duhet të përzgjidhet një shtalb i bukur, i shëndetshëm, me tetë rreshta vertikalë. Nga ai merren 41 kokrra dhe vendosen në një grup, ku mbi ta vendoset një shenjë e personit të cilit i parashikohet e ardhmja (ndonjë pe nga rrobat, qime, pullë). Më pas, me dorën e djathtë kokrrat e misrit përzihen tri herë, fryhet në to dhe thuhet ndonjë fjalë magjike.
Pasqyra e fatit
Më pas grumbulli i kokrrave ndahet në tri grupe më të vogla, nga të cilat numërohen nga katër kokrra. Pjesa e mbetur nga tri grupet renditet nga e majta në të djathtë dhe kjo paraqet rendin e parë.
Rendi i dytë formohet ashtu që kokrrat e mbetura të misrit përsëri tubohen, përzihen dhe ndahen në tri grupe, ku më pas numërohen nga katër kokrra. Nga pjesa e mbetur fitohet rendi i dytë, i cili po ashtu renditet nga e majta në të djathtë. Edhe për rendin e tretë vlen rregulla e njëjtë si edhe për dy rendet e mëparshme.
Rendi i parë i kokrrave të misrit quhet pjesa fillestare (apo ballore), rendi i dytë mesi, derisa rendi i tretë quhet prag. Grumbulli në anën e majtë paraqet rendin femëror, e në të djathtë mashkullor. Grumbulli në mes quhet zemër. Nga këto nëntë grupe jepet përgjigja vetëm në një pyetje, e për çdo pyetje të re, misri duhet të renditet përsëri.
Shenjat e mira:
Kur në pjesën fillestare formohen tri grupe me gjithsej nëntë kokrra, pa marrë parasysh se sa kokrra ka secili grup; kur në grupin e zemrës gjenden dy kokrra, e në anën tjetër nga tri;  kur në prag, në grupin e mesëm bien tri kokrra, e anash nga një; kur në secilin nga nëntë grupet gjenden nga tri, apo katër kokrra (një shenjë e jashtëzakonshme)! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...