Teknologjia e fundit, “Samsung” nxjerr bravën smart

E Enjte, 05 July 2018 08:09

“Samsung SHP-DR900” ky është emërtimi i bravës smart të nxjerrë në tregun koreanojugor nga “Samsung SDS”, divizioni që është i përqëndruar në sektorin e pajisjeve të lidhura në internet.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një produkt krejt të ri për këtë kompani, por më shumë për një model më të përparuar në produktet “Smart DoorLock”.

Me pak fjalë, kjo bravë përdor internetin për t’u lidhur me smartfonin, duke dërguar informacione në kohë reale mbi gjendjen e saj.

Për shembull, përdoruesi mund të informohet nëse brava është aktive, madje mund të hapë derën edhe në distancë nëpërmjet smartfonit, shkruan atsh.

Madje ka do të ketë edhe sensorë që njohin lëvizjen e dorës dhe do të mjaftojë vetëm ta prekësh pak bravën që dera të hapet pa ushtruar aspak forcë.

Çmimi dhe tregjet ku do të jetë i disponueshëm ky produkt ende nuk dihen, por dihet që tregtimi i tij nuk do të limitohet vetëm në Korenë e Jugut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...