×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Disa vijnë të më shohin çdo 15 ditë, të tjerët çdo 3 ose 4 muaj, të tjerët kurrë…”, letra e gjyshes që përloti botën

Premte, 06 July 2018 19:50

Kur jemi të rinj, shumica prej nesh janë të rrethuar nga miqësitë dhe njerëzit të cilët gjithnjë janë të shqetësuar për mënyrën se si jemi, megjithatë, gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës.

Për fat të keq, ka shumë njerëz që mbeten të vetmuar kur plaken, të gjithë kanë jetën e tyre dhe pak kohë gjejnë për t’iu kushtuar të tjerëve. Në fakt, është diçka që ne po bëjmë vërtet keq, sepse të moshuarit kanë nevojë për shoqëri.

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të keqkuptuar edhe kur jeni i ri, si mund të jetë një person i moshuar?

Letra u dërgua në një gazetë lokale nga Pilar Fernández Sánchez, e cila ishte 82 vjeçe në atë kohë, dhe pastaj u botua në platformën Tëitter nga përdorues të shumtë.

Letra e saj titullohet: “Ajo që kam dhe çfarë nuk kam”.

“Kjo letër përfaqëson balancën e jetës sime. Unë jam 82 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, 2 stërnipa dhe një dhomë 12 metra katrorë. Unë nuk kam më një shtëpi apo edhe gjërat e mia të dashura, por kam dikë që rri në dhomë, më ushqen dhe çon në krevat, kontrollon tensionin tim dhe më peshon.

Nuk qesh më me nipat e mi, nuk mund t’i shoh më të rriten, të përqafohen dhe zihen; disa prej tyre vijnë për të më parë çdo 15 ditë; të tjerët çdo tre ose katër muaj; të tjerët, kurrë.

Unë nuk bëj më omleta ose petulla…por rri në një kolltuk këtu, e duke parë nga dritarja argëtohem sado pak.

Unë nuk e di se sa kohë më mbetet, por unë duhet të mësohem me këtë vetmi; Unë bëj terapinë profesionale dhe ndihmoj atë që është më keq se unë.

Thonë se jeta është gjithmonë dhe më e gjatë. Pse? Kur unë jam vetëm mund të shoh fotot e familjes sime dhe disa kujtime që solla nga shtëpia. Dhe kjo është e gjitha.

Shpresoj që gjeneratat e ardhshme të kuptojnë se familja është krijuar që të ketë një të ardhme (me fëmijët) dhe të kujdesemi për prindërit tanë me kohën që na dhanë për të na edukuar “.

Është një letër që, pa dyshim, na mëson se ne duhet të kujdesemi shumë më shumë për të moshuarit tanë që kanë bërë kaq shumë për ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...