Duket si një fotografi e pazakonshme e bërë me Photoshop, por në fakt nuk është me Photoshop – është e vërtetë.
Pishina është argëtimi më i mirë në një ditë të nxehtë vere. Por në disa qytete, kërkesa është shumëëëëëëëë e lartë.
Kjo pishinë është quajtur “Deti i Vdekur i Kinës”. Rreth 10,000 njerëz hyjnë në këtë pishinë në të njëjtën kohë gjatë ditëve të nxehta të verës, transmeton Gazeta Express.
Gjithashtu, kjo pishinë krijon valë artificiale që duken me të vërtetë të pazakonshme. Pyetja kryesore këtu është: ku është uji?