Gjatë gjithë ditës, zonat Jugore dhe Qendrore vijojnë në kushtet e kthjellimeve ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe Verilindje të vendit. Pjesa e dytë e ditës mbetet e kthjellët në Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësirat shpeshtohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluara në ekstremet Veri- Verilindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremet termike të luhaten nga 14 në 35°C.
Era do vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi i ulët.
Europa
Vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm do të ketë në zona të izoluara të Europës Qendrore dhe Veriore.
Ndërsa moti i kthjellët zotëron pjesën më të madhe të Europës; kryesisht Jugun e saj.