Shqipëri
Ultësira Perëndimore vijon në kushtet e motit të kthjellët gjatë gjithë ditës.
Ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat Lindore kryesisht vonë pasdite dhe në mbrëmje kur priten shira afatshkurtër në zona të izoluara Veriore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në të dy ekstremet ditore duke variuar nga 13 në mbi 35°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.
Europa
Veri-Verilindja e Europës paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu por shira të përkohshëm do ketë pjesërisht qendra. Ndërsa moti i kthjellët dominon pjesën më të madhe të Europës.