Njihuni me vlerat e rralla të pjeshkës

Diel, 15 July 2018 16:17

Tema e pjeshkës ka një histori të lashtë. Me origjinë nga Kina, ka ndikuar në kulturën dhe artin e të gjitha vendeve ku është importuar.

Pema e pjeshkës ka një histori të lashtë. Me origjinë nga Kina, ka ndikuar në kulturën dhe artin e të gjitha vendeve ku është importuar. Fillimisht në Egjipt e më pas në të gjitha vendet mesdhetare e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që aktualisht janë prodhuesit më të mëdhenj të pjeshkave në botë.

Ka disa varietete të saj: pjeshka që konsumohet e freskët (me tul të verdhë ose të bardhë), nektarina dhe pjeshka e industrisë. Sipas varietetit, fruti mund të piqet nga fundi i majit deri në shtator.

Pjeshkat në kuzhinë

Pjeshkat kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, si në tavolinë, ashtu edhe për ëmbëlsira. Kur blihen pjeshkë të freskëta, duhet të zgjidhen duke u nisur nga aroma e tyre dhe mungesa e njollave. Nëse blini pjeshkë të papjekura mirë, duhet t’i lini të bëhen në temperaturën e ambientit. Pjeshkat e pjekura ruhen në frigorifer, ku mund të rezistojnë për pak ditë.

Pjeshkat mund edhe të gatuhen, pasi të pjekura shkojnë shumë me amaretat.

Janë përbërës kryesorë edhe për shurupe, akullore, marmalata dhe shumë ëmbëlsira.

Përsa i përket përgatitjeve industriale, më të përhapurat janë pjeshkat për lëng.

Vetitë e mira për shëndetin

Në Kinë janë njohur gjithmonë vlerat e pjeshkës si pastruese, tretëse dhe ndihmuese për qarkullimin e gjakut dhe lehtësuese për dhimbjen e kokës. Pjeshkat janë të pasura me ujë dhe fibra, me pak kalori dhe pa yndyra. Këshillohen për dieta pa kalori, pasi kanë vlera ushqyese dhe të ngopin. Kanë gjithashtu edhe vlera antioksiduese dhe laksative falë pektinës.

Vlerat ushqyese

Për 100 gramë, një pjeshkë përmban 89% ujë, 1 gram fibra, 10 gramë sheqer. Të gjitha këto përbëjnë një total prej 30 kcal. Mineralet më të pranishme janë potasi (190 mg), fosfori (20 mg) dhe në sasi shumë të vogla magnezi dhe kalciumi. Vitamina C është më prezentja, ndërsa në sasi të vogla gjenden edhe vitamina B1, B2, B3, B5, B6 dhe vitamina A.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...