8 profesionet që klasifikohen si aspak etike në rang botëror

E mërkurë, 12 September 2018 16:37

Ato nisin që nga shitësit e makinave, ata të aksioneve e deri te tregtuesit e duhanit dhe të diamanteve

Lexoni ndonjë gazetë dhe do të bindeni që bankierët janë “krimbat më të vegjël” në zinxhirin ushqimor për momentin – që lulëzon një profesion imoral dhe jo etik që ushqen 99% të popullsisë. Por sipas revistës “Askmen” ka një shumëllojshmëri profesionesh të tjera të neveritshme që janë akoma ligjore. Të shtyrë nga paratë, këto lloj njerëzish na bëjnë të ndihemi mirë me karrierat tona. Mbase ne nuk po shpëtojmë botën, por të paktën nuk po kontribuojmë për shkaktimin e luftërave, sëmundjeve dhe vdekjeve. Si profesioni më jo etik cilësohet lobisti bërthamor. Rreziqet e energjisë nukleare janë të njohura botërisht. Uraniumi dhe plutoniumi janë dy lëndë që prodhohen çdo vit nga dhjetëra mijëra armë nukleare. Ndërkohë qe dhe shitësit e makinave të vlerësuar si një nga profesionet më pak të besueshme shitësit e makinave kanë një reputacion të njohur për praktikat mashtruese dhe shtrembëruese të shitjeve. Ato kanë për synim të marrin sa më shumë para’ të jetë e mundur nga blerësit. Dhe për këtë shpesh u duhet t’ju tregojnë disa gënjeshtra

Shef kazinoje

Kazinotë janë një zonë e minuar psikologjike, dhe shumë pak vende të tjera kanë aftësinë për të tërhequr brenda dyerve të tyre dhe t’ju mbajnë derisa ju të shpenzoni paratë tuaja. Menaxherët e kazinove e dinë se është në interesin e tyre që të eliminojnë orët dhe dritaret në mënyrë që njerëzit të humbasin sensin e kohës. Muzika dhe dritat janë të lehta e të buta. Makineritë e kazinosë lëshojnë tinguj magjepsës që ju krijojnë iluzionin e fitimit të vazhdueshëm. Pijet falas janë jashtë normave. Gjetja e daljes së kazinosë do të jetë një labirint i vërtetë, sepse para se të gjejnë daljen e kazinosë njerëzit mund të joshen nga makineritë e tjera. Kazinotë bëjnë miliarda në kurriz të borxheve, divorceve dhe vetëvrasjeve të shumë klientëve.

Gjuetarët e peshkaqenëve

Kryesisht peshkaqenët vriten për bërjen e një supe tradicionale kineze. Një zbritje e ndjeshme është regjistruar vitet e fundit për sa i përket familjes së peshkaqenëve (disa lloje speciesh janë zhdukur deri në 90%). Vetëm një sasi e vogël peshkaqenësh mbahen nën proces për prodhimin e ushqimit për peshqit.

Shitësit e makinave

I vlerësuar si një nga profesionet më pak të besueshme të këtij viti, shitësit e makinave kanë një reputacion të njohur për praktikat mashtruese dhe shtrembëruese të shitjeve. Ato kanë për synim të marrin sa më shumë para’ të jetë e mundur nga blerësit. Dhe për këtë shpesh u duhet t’ju tregojnë disa gënjeshtra. Këto janë truket e tregtisë. Shpesh shitësit u bëjnë një farë uljeje çmimit të automjeteve të tyre (që në fakt është çmimi i tyre i vërtetë), gjë që bën të arrihet një lloj kompromisi i kënaqshëm me klientin.

Shitësit e aksioneve

Kryesisht tregtarët që përfitojnë nga ulja e çmimit të aksioneve. Është një teknikë e rrezikshme që përfshin huamarrjen e letrave me vlerë ose sigurimeve, duke i shitur ato me çmimin aktual të tregut, dhe në fund duke i kthyer ato te huadhënësi. Kjo praktikë shihet si e amoralshme, sepse shitësit e aksioneve presin që çmimet e aksioneve do të bien, që do të thotë se ata do të përfitojnë kur aksionet e kompanisë falimentojnë. Kur të punësuarit humbasin vendet e tyre të punës dhe firmat kapitullojnë, shitësit e aksioneve marrin përfitimet.

Tregtuesit e duhanit

Afro 1/3 e popullsisë së rritur konsumon duhan. Nga ky grup, gjysma e tyre do të vdesin para kohe si rezultat i duhanpirjes. Në fakt, cigarja nuk është i vetmi produkt i ligjshëm që nga përdorimi i saj do të vrasë përdoruesin dhe dëmtojë të tjerët. Cila është puna e një tregtari duhani? Të shtyjë klientët drejt vdekjes.

Tregtarët e diamanteve

Industria e diamantit përfiton një vlerë prej 60 mln dollarësh në vit. Kurse minatorët fitojnë vetëm 7 cent në ditë. Diamantet gjenden akoma të minuara në zonat e luftës. Pjesa më e madhe e diamanteve të shitura në botën Perëndimore vjen nga burime të ligjshme, por vetëm një sasi e vogël shkon te furnizuesit (2/3 e diamanteve botërore nxirren në Afrikë) përderisa kompanitë monitorojnë vetë punën e tyre. Akoma raportohen vrasje, tortura dhe punë e detyrueshme në minierat afrikane.

Drejtorët e kompanive farmaceutike

Nëse marrëdhënia ndërmjet doktorëve dhe kompanive të mëdha farmaceutike do të ishte e hapur dhe transparente, ne do të shihnim mashtrime e ryshfete të shumta përpara se ilaçet t’i shkojnë publikut ato testohen në gjyqe klinike, ku testet përsëriten herë pas here, derisa të arrihen rezultatet e dëshiruara. Pacientëve u jepen versione paraprake të ilaçeve toksike dhe ata nuk janë gjithmonë të informuar për pasojat e ilaçeve. Rezultatet e pafavorshme shpesh anashkalohen në heshtje. Edhe vetë reklamat e ilaçeve mund të jenë mashtruese. Çmimet e tyre nuk janë të drejta, pasi për to do të paguajnë njerëzit e sëmurë, që në të shumtën e rasteve janë njerëzit e moshuar. Produktet farmaceutike janë thelbësore për kurimin e sëmundjeve, por drejtori i kompanisë së ilaçeve nuk e harron që ky është biznes – dhe për të njerëzit e lumtur dhe të shëndetshëm nuk sjellin përfitime.

Lobistët bërthamorë

Lobim – përpjekja për të influencuar vendimet e bëra nga zyrtarë të ndryshëm. Pavarësisht ngjarjeve të fundit në Japoni, industria nukleare e sheh këtë si një periudhë të ‘rilindjes bërthamore’, pasi Instituti i Energjisë Nukleare do të sjellë centrale të reja bërthamore në 2016-n. Por centralet e reja kërkojnë mbështetjen bujare të qeverisë, dhe vitin e fundit Instituti shpenzoi rreth 54 mln dollarë në përpjekje lobuese. Rreziqet e energjisë nukleare janë të njohura botërisht. Uraniumi dhe plutoniumi janë dy lëndë që prodhohen çdo vit nga dhjetëra mijëra armë nukleare. Këto janë të rrezikshme për degradimin e mjedisit. Por prapëseprapë lobistët janë të vendosur që të vazhdojnë promovimin e kësaj industrie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...