×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

5 shenjat që tregojnë se ky është takimi i parë dhe i fundit mes jush

Diel, 16 September 2018 09:11

Takimi i parë me një person të panjohur, sidomos nëse njohja fillestare është thjeshtë në biseda Facebook-u, mund të përfundojë, jo tamam ashtu si ju e keni imagjinuar.

Na vjen keq për këtë, por duhet të mësoheni. Njerëzit të cilët nuk duhet t’i keni në krahë për asnjë arsye, zakonisht i japin shenjat paralajmëruese që në takimin e parë, por ju duhet të jeni të vëmendshme për t’i kapur.

Për të kuptuar nëse ky takim i parë duhet të jetë dhe i fundit lexoni pesë situatat e mëposhtme, e nëse gjendeni përballë tyre largohuni pa lënë gjurmë.

1. Është i vetmi që hap tema diskutimi, pra kontrollon “axhendën e muhabetit”

Nëse personi që keni përballë thotë ç’ka për të thënë dhe ndërron temën e bisedës pa ju dëgjuar ju, është një shenjë që ai ashtu do të sillet gjithmonë, transmeton living.al.

2.Tregon gjithçka mbi jetën e tij personale, madje flet edhe për gjërat personale të të tjerëve (pa ju interesuar fare juve). Kjo nuk është shenjë sinqeriteti, por e një njeriu që nuk di të ndajë gjërat që duhen thënë, nga ato që nuk duhen ndarë me të tjerët, sidomos në takimin e parë. Dikush që flet për tema të tilla si problemet familjare tregon një mungesë serioze të gjykimit të situatave.

3. Kur ai nuk pushon së foluri për marrëdhënien e fundit , për ish-të dashurën dhe për arsyet pse gjërat nuk kanë shkuar mirë.

4. Është i papërmbajtshëm dhe dërgon sinjale se ai është i interesuar vetëm për një marrëdhënie rastësore, seksuale. Seksi nuk është tema e parë, për të cilën duhet të flisni dhe nëse ai fillon e flet për dëshirat dhe pritshmëritë e tij , do të thotë që këto të fundit i pret nga ju.

5. Kur ai tregohet shumë entuziast dhe fillon të parashikojë lidhjen tuaj deri në lindjen e fëmijëve Kjo gjë tregon se ka të ngjarë të projektojë një botë imagjinare në të cilën ju nuk do të keni një rol kryesor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...