×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si i mbani duart kapur me partnerin? Ju tregojmë si është lidhja juaj

Tuesday, 23 October 2018 12:08

Kapja e duarve me një person që ju dashuroni është diçka natyrale. Psikologët sigurisht që janë të interesuar të studiojnë këtë mënyrë të shprehjes së ndjenjave. Bright Side ka analizuar disa studime mbi sjelljen e çifteve të dashuruar se si ata i mbajnë duart e kapura dhe ka arritur në këto përfundime mbi marrëdhëniet e tyre. Ju ftojmë t’i lexoni më poshtë dhe mësoni diçka më shumë për romancën suaj:

1

Respekt
Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve tregon se marrëdhënia juaj është emocionalisht e qëndrueshme dhe se i besoni plotësisht partnerit tuaj.

2

Përgjegjësi
Kjo është një ndër mënyrat më të zakonshme për të mbajtur duart. Zakonisht meshkujt për të qetësuar partneren e tyre ia kapin dorën në këtë mënyrë.

3

Kujdes
Ju e dashuroni njëri-tjetrin dhe nuk ka vetëm tërheqje fizike mes jush. Ju përpiqeni të jeni të ndershëm me njëri-tjetrin pa fshehur dobësitë dhe të metat tuaja. Marrëdhënia juaj bazohet në besim dhe kujdes.

4

Flirt
Marrëdhënia juaj është në fazën e flirtimit. Ju po mësoni gjëra të reja për njëri-tjetrin dhe nuk jeni gati për asnjë lloj përgjegjësie. Kur një marrëdhënie është në fazën fillestare, kjo është mënyra se si njerëzit mbajnë duart.

5

Simpati e fshehur
Jeni duke ecur me njëri-tjetrin dhe duart tuaja preken aksidentalisht: kjo të thotë se ai person po ju dërgon sinjale simpatie. Gjithsesi, mos u entuziasmoni, zakonisht këto simpati nuk tregohen asnjëherë dhe mbeteni thjesht miq.

6

Besim
Ai që mban gishtin i tregon tjetrit respekt dhe besnikëri. Dora e të cilit po mbahet ka besim të plotë. Kur dy njerëz mbajnë duart në këtë mënyrë, kjo është një marrëdhënie e shëndetshme mes tyre.

7

Tërheqje
Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve duket mjaft agresive dhe tregon se ju jeni tërhequr fizikisht nga njëri-tjetri dhe që ju keni nevojë vërtet për njëri-tjetrin. Por ky gjest mund të tregojë gjithashtu se një person është i ashpër dhe egoist.

8

Pasion 
Marrëdhënia juaj është vërtet e afër. Mirëpo, nëse vetëm njëri e vendos dorën në kurrizin e tjetrit, psikogolët tregojnë se tjetri është posesiv.

9

Siguri
Në këtë mënyrë, një vajzë tregon se ka nevojë për siguri dhe ndihmë. Ky është një gjest klasik në një marrëdhënie stabël. Mirëpo, ky gjest nuk do të thotë gjithmonë se çifti e duan njëri-tjetrin.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...