×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jo vetëm i mirë për shëndetin, xhenxhefili efektiv edhe në kozmetikë

E Enjte, 25 October 2018 19:31

Kjo lloj erëze është e pasur me një sërë të mirash: është efikase për të luftuar disa shqetësime të organizmit tonë, është një aleate e çmueshme e mirëqenies, por mbi të gjitha ka treguar se është një eliksir i vërtetë i bukurisë. Më poshtë do të zbuloni disa nga përdorimet kozmetike të xhenxhefilit.

Ndihmon në luftimin e akneve- Xhenxhefili, falë të mirave të tij pastruese është edhe një aleat i mirë për lëkurën me probleme e kryesisht të mbushur me akne. Shtojini disa pika vaj esencial xhenxhefili produkteve tuaja ose krijoni një maskë: në kosi natyral shtoni një lugë çaji rrënjë xhenxhefili të grirë, një lugë çaji mjaltë dhe një të tillë me lëngë portokalli

Riforcon flokët- Xhenxhefili, duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ndikon edhe mbi lëkurën e flokëve, ndërsa favorizon rritjen e tyre duke i riforcuar në të njëjtën kohë. Të mirat e xhenxhefilit mund të merren duke ngrënë rrënjët e tyre përgjatë çdo dite si të freskëta ashtu edhe të gatuara në avull: mund t’i shtoni në produkte të ndryshme, pjata, ose pije, për shembull në shtrydhëse në momentin kur mund të përzieni ujë me limon.

U jep flokëve tuaj reflekse shumë të bukura- Xhenxhefili mund të bëhet miku më i mirë i femrave të cilat kanë flokë të verdhë ose biond. Po, sepse duke e shtuar në produkte të ndryshme ose duke krijuar një maskë në shtëpi, për shembull me xhenxhefil dhe kamomil (i njohur si një përbërës sekret bukurie), ju mund të merrni atë refleks flokësh që gjithmonë e keni ëndërruar duke u dhënë flokëve tuaj shumë shkëlqim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...