Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Hënë, 19 November 2018 12:27

Më të rrezikshmit janë shtigjet e panatyrshëm që ndjek në jetën tënde, detyrimet që i merr përsipër për të mos zhgënjyer, gjested që i mban përbrenda nga frika se mos të tjerët të gjykojnë. Ky është momenti më i mirë për t’u përqendruar tek vetja dhe për t’i hedhur të gjitha tutje!

Chuang-tzu shkruante: “Njeriu i mençur është i qetë kur mund të jetë rehat me veten; ai nuk është mirë me veten atje ku nuk mundet. Njeriu i zakonshëm dëshiron të jetë aty ku nuk mund të rrijë, dhe jo ku do të ishte më mirë”

Angazhimet, garat, shqetësimet, projektet, stresi: e kush e sheh pranverën? Shpesh ndryshimet natyrore na lënë indiferentë: kemi gjëra më të rëndësishme për t’u marrë. Fëmijët e dinë se si të mahnisin veten si me gurë, ashtu edhe me dëborën që bie. Nga ana tjetër, të rriturit janë madje krenarë që vazhdojnë sikur asgjë të mos kishte ndodhur; çdo gjë që ndodh rreth tyre, pranverë ose vjeshtë, është e njëjta. Megjithatë, rilindja personale është aty, është e vërtetë. Dhe nuk është vetëm jashtë: është brenda! Nëse nuk e vëmë re, nuk është sepse ne kemi shumë për të bërë, por sepse kemi ndalur së dëgjuari veten tonë. Ne nuk jemi më në përputhje me natyrën, as së brendshmi, as së jashtmi. Energjia e ripërtëritjes na lejon të bëjmë shumë më tepër sesa ajo që bëjmë, dhe mbi të gjitha ta bëjmë shumë më mirë: pse heqim dorë nga kjo shtytje jetësore? Sepse, siç e kemi parë, ne jemi plot arsyetime torturuese dhe nuk mund të largohemi prej tyre: ne kemi identifikuar veten me maskat tona dhe kemi frikë mos zhdukemi, nëse i heqim ato. Por nuk është kështu!

NDAL! Teprimin me kontrollin

Për t’iu përshtatur mënyrës së qenies që mendojmë se do të pranohet nga të tjerët, ne shpesh përfundojmë duke vlerësuar se sa e papërshtatshme është ajo që del prej nesh: instinktet, emocionet, dëshirat, fjalët, gjestet … Ne monitorojmë veten, kemi turp, e kontrollojmë veten, e gjykojmë veten. Por ky lloj kontrolli i vetes sonë, shkakton një luftë të brendshme që mund të çojë në ankth dhe sulme paniku ose depresioni.

NDAL! Idenë që ke për veten

“Duhet të jem e zonja, gjithmonë në lartësi, nuk duhet të zhgënjej askënd!” Shumica prej nesh nuk arrijmë të shohim përtej këtij imazhi që kemi për veten tonë. Mund të kalojmë gjithë jetën duke thënë: “Duhet të jem kështu”, dhe të ndjekim një model Dhe të vetëqortohemi: “Jam budallaqe, pse nuk ia dal? Pse gaboj?” Por është pikërisht modeli i perfeksionit që nuk na përket, i cili krijon të gjithë luftërat e brendshme që na bëjnë të ndjehemi keq me veten.

NDAL! Shtigjet e panatyrshme

Chuang-tzu shkruante: “Njeriu i mençur është i qetë kur mund të jetë rehat me veten; ai nuk është mirë me veten atje ku nuk mundet. Njeriu i zakonshëm dëshiron të jetë aty ku nuk mund të rrijë, dhe jo ku do të ishte më mirë”.

Nëse ka shumë distancë midis asaj që ju pëlqen dhe asaj që bëni, kjo do të thotë se ajo që bëni nuk është e diktuar nga ajo që ju pëlqen, por nga lloji i personit që mendoni se jeni. Sëmundja më e madhe është pikërisht ndjekja e shtigjeve të panatyrshme të jetës. Por, ku ka shumë forcë, ka edhe shumë rezistencë. Sa më shumë që përpiqemi ta largojmë veten me forcë nga rruga jonë, aq më shumë shqetësime dhe vuajtje do të dalin, që do të përpiqen t’ju kthejnë në rrugën tuaj. Sepse e pandërgjegjshmja gjithmonë kërkon plotësinë dhe nuk toleron që një pjesë e jona të humbasë. / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...