Pse inteligjentët nuk mund të jenë të lumtur?

Premte, 30 November 2018 12:13

Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Kjo ndodh sepse, fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre.

Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj. Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”.

Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta.

Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.

Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi.

E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.

Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm.

Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë.

Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë. Ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.

Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.

Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...