4 shprehitë e përditshme që ndikojnë tek lumturia

Tuesday, 04 December 2018 11:03

Thonë se lumturia është term i paqartë, sepse çdo njeri e percepton ndryshe atë. Por, psikologët dhe neuroshkencëtarët nuk pajtohen me këtë konstatim. Ata e dinë se çfarë na bën neve të lumtur dhe se çfarë na mërzit. Ndonjëherë ndihemi shumë keq për shkak të gjërave dhe shprehive të përditshme që nuk i vërejmë.

Prandaj, më poshtë keni disa prej gjërave të përditshme që duhet t’i shmangni në mënyrë që të jeni më të lumtur.

Qëndrojmë gjithmonë ulur

Ditëve të sotme, një stil i jetesës që kërkon qëndrimin ulur është gjë e zakonshme. Në mbrëmje, ne shkojmë në shtëpi me veturë ose transport publik, menjëherë ulemi në divan dhe shikojmë televizor ose bisedojmë me miqtë. Pa lëvizur, niveli i endorfineve dhe hormoneve që janë përgjegjëse për lumturinë tonë reduktohet. Sipas shkencëtarëve, një ecje e përditshme 30-minutëshe ose dy sesione ushtrimore në javë na ndihmojnë të ndihemi shumë më energjikë dhe më të kënaqur, pavarësisht rrethanave në jetë.

E shpenzojmë tërë ditën në ambiente të mbyllura

Të gjithë e dimë se duke punuar nga shtëpia ne nuk kontribuojmë në lumturinë tonë. Por, siç duket, vendet si kinemaja, restorantet dhe vendet tjera që na pëlqen t’i vizitojmë nuk na mundësojnë t’i shijojmë jetët tona mirë. Sipas shkencëtarëve, nëse shpenzoni kohë në ambiente të hapura dhe të panjohura, ju do të bëheni më të lumtur dhe vetëbesimi do ju rritet. Psikologët e quajnë këtë metodë “terapia e aventurës”.

Ne vetëm ‘konsumojmë’

Për ta bërë jetën tonë më domethënëse, nuk duhet vetëm të marrim, por edhe të japim. Gjestet e zemërgjerësisë na bëjnë të ndihemi të kënaqur dhe të rëndësishëm – madje edhe aktet më të vogla të mira na gëzojnë. Kështu që, blijini dikujt dhuratë, shkruani kartolinë ose diçka të ngjashme.

E izolojmë veten nga tjerët

Edhe në këtë epokë të individualitetit, secili person duhet t’i përkas një grupi. Nuk po flasim për miqtë e ngushtë apo anëtarët familjarë. Për të qenë vërtet të lumtur, ne duhet të ndihemi të lidhur me njerëz tjerë. Studimet tregojnë se kjo karakteristikë na ndihmon t’i mposhtim sëmundjet, t’i zvogëlojmë nivelet e stresit dhe të ndihemi me më vetëbesim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...