Zgjidhet presidentja e jurisë së Berlinales së 69

E mërkurë, 12 December 2018 15:46

Juliette Binoche do të jetë presidentja e jurisë së festivalit Ndërkombëtar të 69 në Berlin, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 shkurt të 2019-ës.

Këtë lajm e ka njoftuar drejtori aktual i festivalit, Dieter Kosslick, i cili është gëzuar shumë që Juliette do të jetë presidente e jurisë ndërkombëtare të 2019-ës.
 

Festivali është veçanërisht i lidhur me të, edhe unë jam i lumtur që ajo tani rikthehet në këtë rol të jashtëzakonshëm, ka thënë Kosslick. Binoche nga ana e saj ka shprehur falënderimet për këtë nder prestigjioz, ku veçanërisht ka falënderuar drejtorin Dieter Kosslick, i cili në fakt do ta lërë vendin e tij si drejtor i Berlinales duke nisur nga edicioni i vitit 2020.

Aktorja, fituese e çmimit Oscar në vitin 1996 për interpretimin e saj në filmin “Pacienti Anglez”, ka interpretuar në mbi 70 filma. Ka fituar gjithashtu edhe në festivalin e Kanës për rolin e saj si protagoniste në filmin “Çifti i Certifikuar”, të regjisorit iranian Abbas Kiarostami. Filmi i saj i fundit i projektuar në Berlinale është “Nadie Quiere la Noche” nga Isabel Coixet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...