Pse duhet të rrethoheni edhe me librat që nuk do t’i lexoni?

E mërkurë, 30 Janar 2019 15:52

Mësimi gjatë tërë jetës do t’ju ndihmojë të jeni më të lumtur, të fitoni më shumë dhe të jeni më të shëndetshëm. Plus të mësoni për shumë të zgjuar, si për shembull në biznes, Bill Gates dhe Elon Musk, të cilët insistojnë se mënyra më e mirë për t’u “zgjuar” është leximi.

Pra çfarë bën ti? Dil dhe bli sa më shumë libra. Biblioteka e mbingarkuar nuk është një shenjë e dështimit ose injorancës, është një simbol i nderit.

Autori Nassim Nicholas Taleb e shpjegon shumë mirë këtë dilemë përmes bestsellerit “The Black Swan”

Taleb nis argumentimin e tij me një anekdotë rreth bibliotekës legjendare të shkrimtarit italian Umberto Eco, i cila përmbante rreth 30 mijë vëllime.

A i ka lexuar Eco të gjitha ato libra? Natyrisht se jo. Librat shkrimtarit italian i ofruan një kujtesë të vazhdueshme për të gjitha gjërat që ai nuk e dinte. Biblioteka e mbajti atë intelektualisht të uritur dhe vazhdimisht tejet kurioz.

Një koleksion gjithnjë në rritje i librave që nuk i keni lexuar ende mund të ndikojë njëjtë edhe tek ju.

“Biblioteka duhet të përmbajë sa më shumë tituj nga gjërat që ju nuk e dini. Ju do të merrni më shumë dije përmes këtyre librave derisa rriteni. Në të vërtetë, sa më shumë dini, aq më të shumtë do të jenë librat e palexuar”, shkruan Taleb. “Një raft me plot libra që s’i keni lexuar është një kujtesë e fuqishme e kufizimeve tuaja – gjërave të shumta që nuk dini, dijeve gjysmake, ose gjërave që mendoni se i keni mësuar, por e kuptoni se jeni gabim. Duke jetuar me këtë kujtesë çdo ditë, mund të shtyni vetën drejt llojit të përulësisë intelektuale që përmirëson vendimmarrjen dhe nxit mësimin”.

 Të gjitha ata libra që nuk i keni lexuar janë me të vërtetë një shenjë e injorancës tuaj. Por, nëse e dini se sa injorant jeni, jeni shumë më përpara se shumica e njerëzve të tjerë. /Klan Kosova/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...