Meghan Markle humb një tjetër anëtar të stafit të saj. Sipas disa burimeve nga pallati mbretëror anglez, të raportuara nga Daily Mail, Dukesha e Sussex, po i jep lamtumirën krahut të saj të djathtë. Amy Pickerill, asistentja personale e Meghan, ka vendosur të bëjë gati bagazhet.
Duket që karakteri i vështirë i nuses së re ka shkaktuar ‘arratisje’ të njëpasnjëshme prej saj.
’Ajo pranoi të qëndronte me çiftin për të ndihmuar në lindjen e fëmijës së tyre dhe të organizojë me to shtëpinë e tyre të re, për t’u larguar më pas’, ka treguar mikesha e Amy që preferon të mbetet anonime.
Tani ka nga ata të cilët betohen që në pak muaj do të ikin të tjerë bashkëpunëtorë të çiftit. Amy ka pasur një rol të rëndësishëm në pallat. Është marrë me organizimin e Royal Wedding dhe të gjithë eventet e bamirësisë në të cilat dukesha ka marrë pjesë.
Gjithashtu Pickerill ka shkruar edhe komunikatat për shtyp deri në menaxhimin e çështjeve të marketingut. Por tani duket se nuk mundet dot më dhe ka vendosur të marrë vendimin drastik.