Gjenitë e kësaj bote janë mëngjërashë, ja disa nga cilësitë e tyre të veçanta

Diel, 19 May 2019 11:01

Njerëzit mëngjarashë janë të jashtëzakonshëm, ata janë pothuajse 10% të popullsisë botërore dhe mes tyre janë disa nga personalitetet më të rëndësishme në botë, përfshirë Leonardo Da Vinci, Bill Gates, Aristoteli dhe Marie Curie. Këta kanë qenë artistë dhe shkencëtarë, për të thënë të paktën, të jashtëzakonshëm dhe zbulimi se ata ishin majtoshë nuk është sigurisht një surprizë.

Sipas një studimi të vitit 2006 të kryer nga studiuesit në Universitetin Lafayette dhe Universitetin Johns Hopkins, mëngjarashët me diplomë universitare fitojnë 10-15% më shumë se kolegët e tyre të djathtë.

Por cilat janë cilësitë e tyre më të habitshme?

Njerëzit e majtë janë gjeni

Nuk është për t’u habitur që Albert Ajnshtajni ishte mëngjarash. Njerëzit mëngjarashë janë vetëm 10% e popullsisë së botës, por 20% e Mensa (shoqata për njerëzit me inteligjencë të lartë) përdorin dorën e majtë!

 

Njerëzit mëngjarashë janë artistë të vërtetë

Revista Amerikane e Psikologjisë ka botuar studime që theksojnë se njerëzit me dorën e majtë kanë një avantazh kur bëhet fjalë për artin dhe kreativitetin.

Rezultatet kanë treguar se ata janë më të mirët në gjetjen e një zgjidhjeje për një problem.

Për më tepër, një studim i kryer nga Club dei Mancini, i cili mori në konsideratë 2000 njerëz në mes të njerëzve mëngjarashë dhe të tjerë, ka treguar se të parët kanë tendencë të zgjedhin një karrierë të lidhur me artin dhe kreativitetin.

Shumë presidentë amerikanë janë mëngjarashë

Tre nga 5 presidentët e fundit të Shteteve të Bashkuara janë mëngjarashë. Bëhet fjalë për Obamën, Bill Clinton dhe George HW Bush. Gerald Ford, Harry Truman dhe James Garfield gjithashtu ishin të tillë. Në fakt, një studim holandez thotë se edhe politikanët kanë më shumë gjasa të përdorin vetëm dorën e majtë.

***

kryesore.jpg

Ja kush janë 10 mëngjarashët më të famshëm në histori

Revista TIME publikon dhjetë mëngjarashët më të famshëm të historisë.
1. Barak Obama
Në 100 vitet e fundit, presidenca amerikane ka shkuar gjithnjë e më shumë drejt së majtës – jo në politikë, por përsa i përket përdorimit të duarve. Barak Obama është i fundit që i bashkohet një liste të gjatë presidentësh mëngjarashë të shekullit 20. Xheims Garfield, Herbert Huver, Henri Truman, Gerald Ford, Ronald Regan, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton ishin të gjithë mëngjarashë. Çfarë i bën mëngjarashët kaq të veçantë dhe persona të zgjedhur? Disa ekspertë mendojnë se mëngjarashët kanë aftësi më të mira komunikimi, që i ndihmon ata në retorikat e nevojshme politike.

2. Bill Geits
Një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, bën pjesë në grupin e mëngjarashëve. Në fakt, filantropisti dhe gjiganti i Microsoft është një ndër të paktët biznesmenë amerikanë që përdor dorën e majtë, përfshi Henri Ford, Xhon Rokefeller dhe ish-kreun e IBM-së, Lou Gerstner. Kërkimet tregojnë se mëngjarashët janë të prirur të fitojnë më shumë se sa kolegët e tyre që përdorin dorën e djathtë, por nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Një studim i bërë nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) përcolli idenë se mëngjarashët kanë mënyrë të menduari më të dallueshme, sidomos për sa i përket kreativitetit.

3. Oprah Uinfri
Mbretëresha e TalkShow-t nuk bën përjashtim – me një pasuri prej 2.7 miliardë dollarësh dhe me një aftësi magjike për të shitur libra – edhe Oprah bën pjesë në klubin e mëngjarashëve. Përderisa meshkujt janë më të predispozuar të përdorin dorën e majtë, më shumë se sa gratë, kjo e bën Oprah Winfrey-n akoma më të veçantë e mbresëlënëse. Të tjera zonja të Showbiz-it që janë mëngjarashe janë Xhulia Roberts, Anzhelin Zholi, Ëhupi Goldberg etj.

4. Babe Ruth
Të gjithë e njohin Babe Ruth. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të bejsbollit ndërmjet viteve 1915 dhe 1919. Ai fitoi 85 ndeshje konsekutive. Ndërsa Ruth është një nga lojtarët mëngjarashë më të dekoruar të historisë së bejsbollit, është i vetmi sallaks që bën pjesë në Hall of Fame (shtëpi muze që shërben si përkujtimore e individëve të famshëm dhe të shquar). Është pothuajse e pamundur për mëngjarashët të luajnë në pozicione të caktuara. Lefty Grove, Sandi Koufaks, Uarren Spahn dhe Stiv Karlton janë disa nga lojtarët mëngjerashë të dalluar në lojën e bejsbollit.

5. Napoleon Bonaparti
Sipas legjendës, Napoleoni kundërshtonte praktikën ushtarake të marshimit në krahun e majtë të rrugës me armët e në duart e djathta. Mëngjarashët si puna e tij, ai i vendosi në një disavantazh strategjik. Perandori francez – edhe gruaja e të cilit, Jozefina, ishte mëngjarashe – urdhëroi ushtrinë e tij të ndërronin krahët e përdorimit të armëve. Edhe qytetarët e vendeve që ai pushtonte duhet të bënin të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja se pse britanikët (të cilët e mundën Napoleonin) akoma i ngasin makinat në krahun e majtë.

6. Leonardo da Vinçi
Leonardo da Vinçi, një nga njerëzit më brilantë të historisë, shkruante nga e djathta në të majtë. Historianët kanë një numër të madh teorish kreative që shpjegojnë të ashtu-quajturin “shkrim i pasqyruar” (quhej kështu sepse të nevojitej një xham për ta lexuar atë lloj shkrimi). Një tjetër argument shpjegues është më i çuditshëm por më i logjikshëm: Të shkruante nga krahu i majtë në të djathin ishte më e vështirë për një mëngjarash si Leonardo. Historianët thonë se shkrimi në këtë mënyrë i Da Vinçit, është pjesë e gjenialitetit të tij që e bënte të mendonte në formë tjetër. Tjetër artist që shkruante me dorën e majtë ishte dhe Mikelanxhelo.

7. Marie Kuri
Shkencëtarja atomike Marie Kuri, jo vetëm që ishte mëngjarashe vetë por ajo ishte pjesë e një familjeje ku të gjithë janë mëngjerashë. Marie Curie që zbuloi parimet e radioaktivitetit dhe fitoi dy Çmime Nobel ishte gjithashtu e martuar me mëngjarashin Pierre Kuri, i cili ndihmonte Marien në kërkimet atomike. Historianët besojnë se edhe vajza e tyre është mëngjarashe. Shkencëtarët mëngjarashë janë të pazakontë. Përveç Marie Kuri-s, edhe Ajnshtajni dhe Njutoni janë pjesë e mëngjarashëve.

8. Aristoteli
Disa nga veprat më të hershme të filozofisë dhe shkencave perëndimore janë shkruar nga mëngjarashët. Aristoteli, i fizikës së hershme, astrologjisë, meteorologjisë dhe etikës, shkroi një listë të gjatë veprash që çuan në ndërtimin e shkencës moderne. Filozofia e tij influencoi një tjetër mendimtar mëngjarash si filozofin gjerman Frederik Niçe.


9. Ned Flanders
Personazhi i kartonave, Ned Flanders, është mëngjarash. Në sezonin e tretë të The Simpsons , fqinji i Homer Simpson, ka një dyqan ku shet produkte për mëngjarashët, të cilat i ka ruajtur përgjatë jetës. Dyqani i Flanders-it shfaqet vetëm në një episod dhe ka emrin “Kur Flanders dështoi”. Homer Simpson edhe pse u ndje fajtor për mbylljen e dyqanit të tij, ai e ndihmoi Flanders-in ta hapte atë sërish.

10. Xhimi Hendriks
Xhimi Hendriks prodhoi një muzikë unike me kitarën e tij duke i alternuar lëvizjet e saj si me dorën e majtë ashtu edhe me të djathtën, pra me mënyrën që ai dëshironte. Ai ishte i aftë ta luante kitarën e tij me dorën e djathtë, por nuk e preferonte këtë gjë. Kulmin e tij e patin në vitin 1966, por karriera e tij përfundoi shpejt si pasojë e një overdoze droge në gusht të vitit 1970. Hendriks e luante kitarën në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bënte. Për vite me rradhë, kitaristët dorë-djathtë u përpoqën të imitonin tingujt e tij. Për vendosjen e kitarës në zjarr, Xhimi i përdorte të dy duart.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...