Duka Herri dhe bashkëshortja e e tij, Megan, kanë pagëzuar fëmijën e tyre të lindur pak kohë më parë në një ceremoni private në kështjellën Windsor.
Ata kanë postuar në rrjetet sociale fotografi nga ceremonia, por ajo që të bie në sy është mungesa në këtë ceremoni e Mbretëreshës Elisabetë.
Ajo nuk mori pjesë në pagëzimin e stërnipit të saj për shkak të një udhëtimi të paracaktuar në Sandrigham. Ndërkohë edhe ceremonia e pagëzimit nuk mund të shtyhej më për shkak se ishte shtyrë një herë.
Fillimisht ajo ishte mendua të zhvillohej të premten por u anulua për shkak të mungesës së Princit Çarl, i cili ndodhej në Uells.