Në atë kohë ai ishte një taksist, sot ai është një bodybuilder. Ishte ai që goditi makinën në të cilën udhëtonte Princesha. Dhe tani ai është i gatshëm të takojë Scotland Yard: është momenti ku mund të hidhet dritë mbi vdekjen e nënës së William dhe Harry të Anglisë
Lady Diana, kjo është pika e kthimit në misterin e vdekjes së saj. Për herë të parë, shoferi i Fiat Uno të bardhë pranon se shkaktoi aksidentin që, më 31 gusht 1997, nën tunelin Alma në Paris, preu në mes jetën e princeshës në moshën 36 vjeç, shkruan revista Oggi.it.
Ja mbathi – Ka mbetur një mister deri tani. Një nga të shumtët që akoma rrethojnë vdekjen e Princeshës Diana, partnerit të saj Dodi Al-Fayed dhe shoferit Henri Paul. U fol shumë për fiatin Uno të bardhë që goditi Mercedesin e Lady D pak para aksidentit fatal nën tunelin Alma në Paris, më 31 gusht 1997. Ndoshta ishte në korsinë e gabuar, çfarë po bënte atje? A kishte një qëllim, siç pretendojnë teoricienët e komplotit? Dhe shoferi, i cili menjëherë ja mbathi, çfarë ndodhi me të dhe pse kurrë nuk ka dashur të flasë me policinë britanike?
Nga taksist në bodybuilder– Prapa timonit ishte Le Van Thanh, kishin zbuluar agjentët e ekipit shkencor parizian. Boja e bardhë e gjetur në Mercedes përkonte me atë të fiatit Uno- të tij. Disa herë Scotland Yard e ka thirrur njëzet e dy vjeçarin me origjinë Vietnameze, i cili ishte shofer taksie. Por ai jo vetëm që refuzoi gjithmonë, por gjithashtu pretendoi se nuk ishte drejtuesi i fiatit Uno. Ai kurrë nuk shqiptoi një fjalë tjetër, deri më sot. Gazetari Dylan Howard dhe ish polici Colin McLaren ishin në gjendje ta intervistonin për librin e tyre të sapo botuar: “Diana: çështja e zgjidhur – Diana: case solved” , e publikuar nga tabloidi anglez Daily Star. Për herë të parë, Van Thanh pranon se gënjeu deri më tani dhe se e goditi mercedezin ku udhëtonte Diana. Jo vetëm kaq. Ai pretendon se oficerët e policisë franceze që e gjetën dhe e morën në pyetje e këshilluan që të hiqte dorë, e të mos paraqitej në Londër dhe ta mbante gojën të mbyllur: “Ata më thanë: ata kanë ligje të ndryshme atje, mos shko”, shpjegon Van Thanh, tani një bodybuilder. Nga çfarë kishte frikë policia franceze? Shoferi nuk dëshiron të zbulojë më shumë. Por shpjegon edhe një tjetër mister. Në vitin 2006, babai I tregoi, se ai menjëherë (pas ngjarjes) kishte ndryshuar bojën e makinës , duke e lyer atë të kuqe. Kishte diçka për të fshehur? Ndoshta. Por Van Thanh shpjegon: “Policia Franceze e di përsen. Kur dikush nuk ka para dhe dëmton një makinë të vjetër, çfarë mund të bëjë? ”
Nuk tregoi gjithçka – Sot duket më I predispozuar se 22 vjet më parë dhe premton: «Nëse ata vijnë tek unë, kam vendosur ti pres agjentët e Scotland Yard. Unë e di se ata ende duan të flasin me mua, e di se do të kthehen. Ata ma kanë bërë të qartë”. Por pyetjeve të tjera insistuese ai u përgjigj në një mënyrë evazive: “Unë ju lejoj të besoni atë që dëshironi”. Sipas autorit të librit, Dylan Howard, bodybuilderi nuk i ka treguar të gjitha ato që di, sepse ka frikë për jetën e tij dhe atë të familjes së tij. Por këto deklarata të tij janë alarmante dhe të mjaftueshme për të kërkuar rihapjen e hetimit. Ish korrespodenti i BBC-së dhe ish-zëdhënësi i Mohamed Al-Fayed, Michael Cole, gjithashtu pranoi: “Ky informacion i ri duhet të transmetohet menjëherë tek autoritetet franceze dhe britanike, përndryshe ato do të mbulohen (fshihen)”. Por, për të rihapur hetimet për një vdekje të hetuar tashmë tre herë, duke rihapur plagët dhe duke shkaktuar dhimbje të reja, a do të ishte vërtet gjëja e duhur për të bërë? Tiggy Legge-Bourke, ish dadoja e William dhe Harryt, kur merret në pyetje nga autorët e librit, ka ndoshta përgjigjen më të mirë: “E gjithë kjo ka një ndikim shumë të fortë mbi dukët. Do të dëshiroja që të gjithë më në fund të heshtin dhe të harrojnë »./Përshtati 360grade.al