“Preventive Healthcare”, është një opsion i ri i Facebook dedikuar parandalimit të sëmundjeve të zemrës, tumorit dhe sëmundjeve sezonale.
Gjiganti i rrjeteve sociale do të ndihmojë përdoruesit që të ndjekin hap pas hapi ekzaminimet parandaluese të këtyre sëmundjeve dhe do të japë rekomandime të personalizuara, sipas moshës dhe seksit.
Për momentin, ky opsion i ri është në dispozicion vetëm të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Facebook tregoi se ka bashkëpunuar edhe me organizata mjekësore, për të përditësuar të dhënat e për të siguruar informacion dhe burimet e nevojshme, përfshirë këtu shoqatën amerikane të tumorit dhe qendrat për parandalimin e sëmundjeve.